Mësuesja e 20-vjeçarit që u vra në Velipojë: E ka dashur shumë punën, donte t’i bëhej krah familjes

Musaeni iu dhimbs të mëdhenjve e të vegjëlve, një i pafajshëm që u vra në ditën e parë të punës së re, me të cilën do t’i vinte në ndihmë familjes së tij, nënës dhe vëllait. 20-vjeçari mbeti i vrarë pas sherrit mes dy familjeve, pronare hotelesh në Velipojë për hapësirat në plazh.

Mësuesja e 20-vjeçarit Valbona Kapiaj tha në një prononcim për Neës 24 tha se Musaeni ishte një djalë shumë i mirë dhe i komunikueshëm dhe se e donte shumë punën.

Musaeni që në ditën e parë e kam njohur dhe më ka ndihmuar biles për të rregulluar klasën ku do të mësonte dhe ku do të merrte profilin e kuzhinierit. Një fëmijë shumë i mirë, shumë i dashur, shumë i komunikueshëm, shumë i sinqertë dhe shumë i mirë sidomos me mësuesit. Ka qenë një fëmijë shumë i mirë dhe kështu vitet kaluan dhe erdhi viti i katërt dhe ai mori një profil për turizëm. Që nga viti i parë e deri në vitin e katërt e ka dashur shumë punën. Ka dashur medoemos të gjente një punë për t’iu bërë krah familjes sidomos nënës së tij. Natën e maturës ka qenë nata e fundit që ka qenë bashkë me mua dhe shokët e shoqet e klasës dhe gjithë pjesëtarët e kolektivit tonë. Nuk do ta harroj kurrë atë natë me atë dashurinë e tij, me afrimitetin dhe komunikimin e tij. Musaeni i afroi një buzëqeshje të gjithë mësuesve për gjithë vitet që ai ka marrë tek shkolla jonë”, tregoi mësuesja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?