Meteori hënor, kaq para është shitur një copëz hëne

Placeholder Image

Meteorët janë fenomene të njohura në planetin tonë.

Duke qënë se vetëm një pjesë e tyre mbërrijnë në tokë, pasi digjen në atmosferë, janë shumë të rralë.

Së fundmi një copëz hëne që ra në tokë si një meteor hënor, është nxjerrë në ankand për shitje.

Dhe ka plotë të tillë që do të harxhonin shuma të mëdha për të marrë një copë guri të tillë, dhe pikërisht kështu ndodhi edhe me gurin hënor.

Një shtëpi ankandesh në Boston njoftoi shitjen e meteoritit për 612.500 dollarë.

Meteori përbëhej nga gjashtë pjesë që kombinohen me njëra tjetrën si një pazëll dhe ishte gjetur në Afrikë. Ai kishte një peshë totale prej 5 kg dhe njihet si NWA 11789. Emri zyrtar është pazëlli hënor. Shtëpia e ankandeve kishte parashikuar se guri alien do të mund të arrinte 500 mijë dollarë në ankand.

Meteori u gjet vitin e kaluar në një zonë të largët të Mauritanisë, në Afrikën veri-perëndimore, por ekspertët besojnë se ai mund të ketë rënë në tokë mijëra vite më parë.

Ai konsiderohet një nga meteorët hënorë më domethënës që janë zbuluar ndonjëherë për shkak të përmasave të mëdha që ka dhe për shkak se ai kishte shenja të dukshme të shkrirjes së pjesshme si pasojë e të nxehtit të jashtëzakonshëm me të cilin ishte përballur ndërsa binte në tokë.

SHKARKO APP