Meteorologia e njohur tregon se kur mund të filloni plazhin këtë vit
Meteorologia e njohur Laida Porja ka qenë e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në TV Ora. Ajo ka treguar se temperaturat do vijnë duke u rritur dhe se periudha e Pranverës do shoqërohet me rreshje ashtu siç duhet të ndodhë. Madje ajo ka treguar se kur do fillojnë temperaturat të rriten që e bëjnë të mundur edhe nisjen e plazhit nga njerëzit.
Arjol Muça: Kur do fillojmë plazhin ne këtë vit?
Laida Porja: Temperaturat parashikojnë të jenë në rritje. Parashikohet që në këtë periudhe do kemi edhe 2-3 ditë me temperatura të ulta sikundër do kemi më shumë ditë me diell. Pritet që në pjesën e dytë të prillit dhe fillimi i majit padiskutim pritet të ketë vlera shumë të larta edhe mbi 25-27 gradë duke bërë që të shijohet edhe plazhi. Më pas për të gjithë ata që kanë guxim, parashikohet që edhe në mars sidomos edhe në pjesën e parë të kemi vlera edhe 24 gradë.