Metoda e re për të gjetur shkakun e diarresë brenda 1 orë

Doktorët kanë kryer një test i cili mund ta zbulojë shkakun e diarresë brenda një orë. Një lloj pajisje portative vendoset në shtratin e pacientit për të analizuar mostrat dhe për të dhënë një rezultat.

Testi thuhet se ishte aq i saktë sa ai standart që kryhet në një laborator për të cilin pritja mund të jetë disa ditë. Studiuesit në Spitalin Universitar Southampton vlerësojnë se metoda e re do të heqë supozimet e hershme rreth nevojës së pacientit për antibiotikë ose për t’u izoluar.

Dr.Tristan Clark, një konsulent në sëmundjet infektive, ka thënë: “Kur një pacient paraqitet me diarre, barra bie mbi mjekët të cilët duhet të përcaktojnë shpejt e shpejt shkakun. Sepse pacientët që mund të kenë infeksione duhet të izolohen për tq parandaluar infektimin e të tjerëve. Meqenëse testi standard i laboratorit mund të zgjasë deri në disa ditë, kjo do të thotë që të gjithë pacientët me diarre, kërkohet të vendosen në një dhomë të izoluar në rast se ata kanë një infeksion dhe mjekët gjithashtu duhet të marrin me mend nëse duhet të trajtohen me antibiotikë apo jo. Asnjë nga këto procese nuk është adekuate sepse dhomat e izolimit janë në kërkesë të lartë, veçanërisht në dimër dhe përdorimi i tepërt ose keqpërdorimi i antibiotikëve mund të shkaktojë shumë probleme të tjera”.

SHKARKO APP