Metoda që pengon nxirjen e avokados

Një nënë dinake ka zbuluar stilin e saj për të penguar nxirjen e frutit të avokados. Avokadot janë një frut i shijshëm por zhgënjyes pasi nëse e lini gjysmën qoftë edhe një mbrëmje, të nesërmen e gjeni të nxirë.

Megjithë blerjen e tyre ‘të pjekur dhe të bërë’ ata mbeten të fortë si guri dhe duket si një jetë para se ata të kthehen të butë, dhe pa u errësuar kur vjen momenti që janë mjaftueshëm të butë.

Kjo nënë e re ka treguar mënyrën e saj në ruajtjen e avokadove duke i vendosur në ngrirje në copa të holla të prera dhe të bëra gati për t’u përdorur më pas në sanduiç.

Ajo i rendit veç e veç në një tepsi dhe kjo gjë bën që avokadot të mos nxihen gjë që ndodh nga kontakti i tyre me njëri-tjetrin.

SHKARKO APP