Microsoft fillon shpërndarjen e pajisjes HoloLens 2 që mundëson “realitet të zmadhuar”

Mikrosoft konsideron se kjo pajisje për “realitet të zmadhuar” zë një kënd dyfish më të madh, derisa ofron edhe mundësi shtesë për përdorim.

HoloLens 2 që u prezantua në fillim të vitit, po shpërndahet te blerësit, që kanë paguar për të 3,500 dollarë, ndërsa konsiderohet të jetë shumë më e avancuar se modeli i mëparshëm.

Derisa në pajisjen aktuale e lansuar më 2016, Microsoft ishte koncentruar më shumë në lojëra dhe shfaqjen e peizazheve të ndryshme, pajisja e re është më serioze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pajisja e re është e dedikuar për biznese dhe përdorime për profesionistë, zakonisht nëpër aktivitete kur i kanë duart e zëna dhe duhet të përcjellin të dhënat e ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në HoloLens 2, ka kënd nga 34 shkallë, në 52 shkallë diagonale dhe derisa Microsoft pretendon se këndi është dyfishuar, specifikat janë megjithatë mjaft të përmirësuara.

Shfrytëzuesit e pajisje së vjetër, kanë mundur vetëm të rrëshqasin nëpër pamjet e ndryshme, derisa në të renë mund të marrin shtyjnë, apo t’ju ndryshojnë pozitat pjesëve që shfaqen në formë hologrami.

Blerësve të zakonshëm, nuk iu është mundësuar shitja e kësaj pajisjeje, por në të ardhmen pritet që HaloLens 2, të jenë në dispozicion për ta përdorur në disa nga qendrat e Microsoft, nga ata që duan ta provojnë eksperiencën me të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?