Mihrije Brahja: Burri më nxit të zhvishen, seksi të zgjat jetën
Këngëtarja Mihrije Brahja ka rrëfyer gjithë sekrete e jetës së saj në një intervistë 60 sekondëshe për “Prive”.
Mihrija ka rrëfyer se është 47 vjeç edhe pse ngjan shumë më e re. Ajo tha se nuk i vjen aspak keq që të përgjigjet sa herë e pyesin për moshën.
Më tej këngëtarja ka rrëfyer edhe marrdhëniet e saj me burrin si dhe me familjen.
Intervista e Plotë:
A të vjen mërzi kur të pyesin për moshën?
Jo
Sa vjeçe je?
47
A të ka ra shpesh me ja kall cigaren Naimit?
Jo shpesh, po me ja kall po.
Mihrija seksi vetëm nëpër foto, a edhe në realitet?
Edhe në realitet.
A po të qorton Naimi që ke fillu me u zhvesh?
Jo, përkundrazi, biles nxitjet janë prej anës së tij. Unë veç po i aprovoj.
Nëse e kishe kthy kohën prapa, a ishe martu me Naimin?
Sigurisht që po, veç me Naimin.
A e pret Naimin në shtrat, a të pret ai ty?
Herë herë.
A je xheloze?
Jo
Sa herë në muaj e viziton vjehrrën?
Shumë shpesh.
A mendon se je e zonja edhe në aktrim?
Mendoj që po, biles shumë e zonja.
Çfarë suksesi ke pas në shkollën e mesme?
Si shembullore.
A ka Mihrija operacione plastike?
Jo, jo edhe jo.
Sa kilogram i ke?
62, aty ku gjithmonë është pika ime e fundit.