Mijëra dollarë për të jetuar aty: Fshati të jep para në dorë

E keni shfrenuar imagjinatën ndonjëherë aq shumë sa të mendoni për një fshat të largët, me dëborë dhe ku jua shtrojnë me para për të jetuar aty? Në Albinen, një fshat të vjetër zvicerian e gjitha kjo bëhet e mundur. Autoritete vendase ofrojnë plot 15,000 euro për këdo që vendos të shkojë dhe të jetojë në të.

Duke qenë se të rinjtë po largohen çdo ditë e më shumë, qeveria ndërmori këtë lëvizje me qëllim që të ulte numrin e të migruarve.

Saktësisht çdo i rritur merr 15,000 dollarë, ndërkohë që fëmijët nga 7,500 dollarë. Por mos mendoni se mund thjesht të paketoni valixhet, të shkoni atje, të merrni ato para në duar dhe nëse s’ju ngjit shumë të ktheheni sërish andej nga keni ardhur.

Që të bëhesh pjesë e fshatit që momentalisht numëron 240 banorë duhet të jesh nën të 45-at, të qëndrosh në Albinen të paktën 10 vite si dhe të jesh qytetar zvicerian apo të gëzosh lejeqëndrimin.

SHKARKO APP