Milano, zhvillohet sfilata me fustane prej çokollate

Teksa Java e Modës në Londër ka në qendër pjesëmarrjen e Mbretëreshës Elizabeth II, një sfilatë me fustane prej çokollate në Milano ka tërhequr menjëherë vëmendjen.

Në qytetin italian është zhvilluar edicioni i tretë i “Salon Du Chocolat” një event ku në qendër janë krijimet me çokollatë, ku kanë parakaluar modele me fustane të mrekullueshme.

Kafe, kanellë, pana, karamel, lajthi dhe sigurisht sasi të mëdha çokollate, kanë qenë përbërësit që ndërtuan fustanet e frymëzuara nga vitet ‘800-‘900. Kjo është periudha më revolucionare në Europë kur për herë të parë lindi moda, kinematë dhe progreset e mëdha shkencore.

SHKARKO APP