Miliarderi Bill Gates parashikoi virusin shkatërrimtar 5 vite më parë

Po bën xhiron e rrjetit videoja e miliarderit Bill Gates për koronavirusin. Pesë vjet më parë themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka bërë një parashikim të habitshëm.

“Kriza më e madhe nuk do të vij nga bombat atomike”, tha ai në vitin 2015, “por nga përhapja e një virusi”!

Ai thoshte në atë kohë se bota ka investuar shumë për bomba, dhe aspak për përballimin e një epidemie.

“Teknologjia mund të luajë një rol të madh në parandalimin e përhapjes së një virusi”, i tha ai audiencës dhe shtoi:

“Mund të bëhemi gati, nuk ka nevoje për panik. Nuk kemi nevojë të mbledhim kanace makaronash dhe të fshihemi në bodrume”.

Fjalimi i Gates është mbajtur më 19 mars 2015, dhe parashikon ekzakt atë që po ndodh sot.

Me kaq saktësi në parashikim, sikur ky njeri të mos ishte gjeniu që njohim dikush diabolik do mendonte se e gjeti kush e ka përhapur në botë koronavirusin.

The next outbreak? We’re not ready | Bill Gates | TED

SHKARKO APP