Miliarderi publikon foto të “karantinës” luksoze, zemërohet mbarë rrjeti

Fotografia e një miliarderi, në të cilën shfaqej karantina e tij luksoze duket se ka sjellë zemërim në mbarë rrjetin.

Bëhet fjalë për David Geffen i cili është izoluar brenda një jahti për të mundësuar kështu mbrotjen nga pandemia Covid-19.

“Izoluar në karantinë duke shmangur virusin. Shpresoj që të gjithë janë të sigurt”, shkroi miliarderi 77-vjeçar në një postim në Instagram.

“David Geffen ka një pasuri prej 8 miliardë dollarësh! Për hir të Zotit, ndihmojeni këtë vend të ketë ventilatorë, maska ​​për punonjësit tanë të kujdesit shëndetësor dhe furnizimet mjekësore që u duhen! Ose jo, thjesht qëndroni në jahtin tuaj, kjo është thjesht e turpshme dhe groteske”, shkruan dikush.

Geffen ndryshoi profilin e tij në Instagram në privat, menjëherë pas postimit të së shtunës.

SHKARKO APP