Miliarderi që po vë bast se ekonomia do të rikuperohet shpejt / Ndryshon mendimin e mëparshëm dhe rikuperon pronësi
Çfarë ndryshimi sjell një javë! Në 18 mars, investitori miliarder Bill Ackman në CNBC tha që nëse nuk merreshin masa më ekstreme për kontrollin e koronavirusit dhe për ngadalësimin e rënies ekonomike, shumë biznese do të mbyllen.
“Po vjen një tsunami!” paralajmëroi Ackman.
Por Ackman ka ndërruar mendim dhe i hoqi mbrojtjet financiare (më poshtë në artikull referuar si ‘hedge funds’, investime alternative të krijuara për të mbrojtur portofolet e investimeve nga pasiguria e tregut, ndërsa gjenerojnë kthime pozitive.) që vendosi në fund të shkurtit për shkak të pandemisë.
Hedge funds, që kanë pasur përdorim të rrallë nga investitori miliarder, mbrojtën portofolin e tij të përqendruar te investimet në aksione tek kompanitë Berkshire Hathaway, Hilton, Lowe’s, Chipotle Mexican Grill, Howard Hughes Corporation dhe Agilent nga rënia e papritur dhe dramatike e tregut në mars.
Pas heqjes së portofolit për hedge funds në vlerë prej 2.5 miliardë dollarë të kombinuar, Ackman filloi blerjen.
Në një intervistë të së hënës pasdite për Bloomberg, Ackman zbuloi perspektivën e tij dhe aktivitetin e blerjes. Ai tha se rindërtoi pozicionin që mbante në Starbucks, i cili ishte në rënie për më shumë se një vit deri më sot, dhe shtoi në pronësi Lowe’s, Hilton dhe Berkshire.
“Ne po vendosim një bast të madh,” tha Ackman. “Ne mendojmë se çmimet janë të jashtëzakonshme nëse e menaxhojmë situatën në mënyrë të saktë,” tha ai, “bizneset tashmë po adaptohen”.
Për një investitor që tingëllonte në panik total një javë më parë, ky ishte një ndryshim dramatik në veprimtarinë e tij.
Nëse tregjet përfundimisht shërohen, Ackman është i pozicionuar mirë për një tjetër vit të suksesshëm.
D.B – SCAN