Miliarderi Soros financoi Lulzim Bashën dhe deputetë të PD

Prej disa kohësh, miliarderi Xhorxh Soros është shpallur zyrtarisht si armik i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ka pafund teori konspiracioni nga ana e PD-së zyrtare, në lidhje me këtë të fundit.

Dy nga njerëzit që e kanë sulmuar me emër dhe mbiemër Xhorxh Sorosin, janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ndërsa mediat e kontrolluara nga ta, kanë pothuajse çdo ditë nga një shkrim kundër tij.

Është ironike në fakt, pasi Xhorxh Soros, për vite me radhë i ka sponsorizuar personalisht ata.

Nga të dhënat që ka siguruar TemA, Fondacioni “Soros” në Shqipëri ka paguar për aktivitete ku kanë marrë pjesë Argita Berisha dhe Jambërbër Malltezi.

Këta të fundit kanë pasur një grup rinor me emrin “Perla”, bashkë me Eris Hoxhën nga PD, dhe kanë marrë fonde nga Fondacioni “Soros”.

Vetë Lulzim Basha, së bashku me të shoqen, kanë marrë bursa nga ky fondacion, për të studiuar në Holandë.

Të dhënat gjenden në librat e shpenzimeve të Fondacionit “Soros”, të cilat janë siguruar nga ana e gazetës TemA.

Gjithashtu, nga ky Fondacion kanë përfituar edhe sih-ministrat e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, por dhe Ivi Kaso, Arjan Madhi etj.

Më poshtë po paraqesim sponsorizimet e Fondacionit “Soros” për njerëzit e PD-së ndër vite.

TemA ka siguruar faturat e sponsorizimeve nga viti 1994 deri në vitin 2000, ndërkohë që ato kanë vijuar edhe në vitet e mëpasme.

Viti 1994

–          Tre anetare te Grupit te Rinise ‘Perla’, Jamarber Malltezi, Rezarta Mece dhe Argita Berisha moren pjese ne takimin e zhvilluar ne Werthein te Gjermanise ‘Rinia dhe Ambienti ne Europe’. Shuma e shpenzuar 2332 USD.

–          Klubi Studentor ‘Perla’ ne bashkepunim me Fondacionin Soros organizoi gjare korrikut Kursin e Trajnimit per Edukimin Ambjentalist dhe Konservimin e Natyres.

Kursi, i zhvilluar ne piken turistike te Dhermiut, ne bregdet vazhdoi per 8 dite dhe u ndoq nga 45 te rinj ambjentaliste.

Gjate diteve te aktivitetit te rinjte moren pjese ne shetitje turistike, ndoqen shfaqjen e videove te ndryshme me teme ekologjike.

Ishin me interes ëorkshopet “si te hartojme nje project- propozim per te marre fonde”, “Organizimi dhe administrimi i NGO-ve”. Pjesemarresit paten rastin te ndjekin edhe nje kurs kompjuterash.

Per kete aktivitet u shpenzua nje buxhet prej 7350 USD.

–          Nje iniciative e perbashket e Fondacionit Soros dhe e Gazetes Shqiptare, e titulluar “Plazhe te Pastra dhe te Ssigurta”, mblodhi ne mjediset e plazhit te Durresit rreth 50 te rinj te Klubit Studentor “Perla” dhe te Shoqeates “Ekologu i Ri”.

Nen pranine e nje numri te madh gazetaresh, te rinjte ekologe dhane shembullin se si duhen mirembajtur plazhet. Shuma e shpenzuar 380 USD.

Viti 1995

–          Common Scholarships with the University of Utrecht, Netherlands

Aurela Isufi- Tirane. Fine Arts and Human Schiences

Eris Hoxha- Tirane. Law

Anila Peri- Tirane. Political Geography

 Viti 1996

Programe Partneriteti- keto jane programe shpenzimet e te cilave ndahen midis OSFA dhe Universiteti perkates Universiteti i Utrechtit

Aurela Isufi

Eris Hoxha

Anila Peri

Lulzim Basha

Auron Cela

 Viti 1997- nuk kemi kopje te raportit Vjetor

 Viti 1998

Bursa te pjeseshme per studentet shqiptare qe studjojne ne Universitetin e Utrech-it, Hollande

1-      Aurela Isufi – Studime Universitare 7324 USD

2-      Eris Hoxha – Studime Universitare 7324 USD

3-      Lulzim Basha- Studime Universitare 7324 USD

4-      …..

Viti 1999 

Travel expences and partial scholarships for Albanian students ëho study at Ëestern Universities:

J.Malltezi University Studies/USA 1500 USD

Environmental Club ‘Perla’- Let’s knoë the coast and its treasures- 3870 USD

 Viti 2000

Shoqata ‘Perla”- Pjesemarrje e komunitetit ne nivel local- 4900 USD/Tema

 

SHKARKO APP