Miliarderi zviceran dhuron 1 miliardë dollarë për të shpëtuar planetin në 10 vitet e ardhshme

Një filantrop zviceran ka premtuar se do të dhurojë 1 miliard dollarë në 10 vitet e ardhshme për të shpëtuar planetin.

Miliarderi Hansjörg Wyss, tha se shpreson të ndihmojë në përshpejtimin e ruajtjes së tokës dhe të oqeaneve në mbarë botën duke mbështetur përpjekjet e konservimit në nivel lokal, duke financuar projekte shkencore dhe duke rritur ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e kësaj çështjeje.

Nëpërmjet Fondacionit Wyss, miliarderi synon të ndihmojë në ruajtjen e 30 për qind të Tokës deri në vitin 2030 dhe, sipas fjalëve të tij, beson se kjo është e arritshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miliarderi gjithashtu vuri në dukje se speciet e bimëve dhe kafshëve po zhduken me një normë 1.000 herë më të shpejtë se ato para se të shfaqeshin njerëzit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?