Milionat e këngës “All I Want for Christmas” çdo vit

Ndoshta nuk bën suksese të mëdha, por Mariah Carey arriti të nxjerrë këngën më të famshme të Krishtlindjeve të të gjitha epokave dhe për këtë çdo vit merr një sasi të madhe nga të drejtat e autorit.

Duhet thënë se të gjithë kërkojnë të drejtën e transmetimit të këngës “All I Want for Christmas”, e cila megjithëse qarkulloi në vitin 1994, e kanë kënduar deri më sot të vegjël dhe të mëdhenj, ndërkohë që në radio dhe në televizion luhet pafundësisht.

Carey nuk mund të linte pa e shfrytëzuar faktin që kënga e saj këndohet prej të gjithëve dhe e duan të gjithë. Vitin e kaluar, vetëm nga të drejtat e këngës, Mariah i shtoi llogarisë së saj bankare më shumë se 425 mijë dollarë.

Ndërkohë që nëse i këkohet që të shfaqet për të kënduar vetëm këtë këngë, shuma monetare për të cilën paguhet rritet vit pas viti.

SHKARKO APP