Milionerja më e re: Do t’i jap 68 mijë euro në muaj atij që pranon të dalë me mua

Milionerja më e re e Britanisë po shpreson se paratë mund t’i blejnë dashurinë, kështu që ka bërë një ofertë për këdo që pranon të dalë me të.

Fituesja e lotarisë, Euromillions, 23-vjeçarja, Jane Park, po e bën ofertën pas një numër marrëdhëniesh të dështuara që e lanë vetëm me pasurinë e saj.

Ajo po lançon një faqe ku pretenduesit e saj mund të aplikojë për të qenë i dashuri i saj me një “ndihmë” vjetore prej 68,000 eurosh, në mënyrë që ata mund të kenë para për ta nxjerrë në darka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thuhet se Jane do ta filmojë procesin e intervistimit për një dokumentar, i cili do të transmetohet vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ishte vetëm 17 vjeç kur shënoi 1 milion funte në biletën e saj të parë. Që prej asaj kohe, ajo e ka llastuar veten me makina, pushime dhe kirurgji plastike.

Por, gjithsesi Jane ka deklaruar se jeta e saj ishe më e mirë para se të fitonte paratë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?