Minishengeni është megatradhti
Nga Skënder Sadri Kapiti –
Ky minishengen që po mbahet në Durrës është një megatradhti e radhës nga politika e Tiranës kundër Kosovës, është një proSerbi dhe antiKosovë e hapur edhe si marrëveshje, është kundër aspiratave shqiptare pro BE, dhe pro të atyre serbe antiBE, por është dhe kundër linjës eurointegruese të politikës së BE-së.
Në kuadrin e takimeve për minishengenin neojugosllav që po mbahet në Tiranë, Durrësin e vizituan binomi antiKosovë Rama-Vuçiç, R-V.
Ky binom antishqiptar ka protagonistë të saj dy bashkeideatorët edhe të idesë famëkeqe neogarashaniniane, neoandriq e neoqosiq kundër shqiptarëve për coptimin dhe ndarjen e Kosovës, ka Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Para disa ditësh krimineli serb Vuçiç injoroi dhe mohoi masakrën dhe genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës, aktor i të cilit ka qenë edhe vetë ai si Mlladiq, Karagjiq e Millosheviç, dhe ai është edhe sot armiku më i madh kundër shtetit e pavarësisë së Kosovës por që pritet, nderohet e respektohet nga Kryeministri i Shqipërisë E.Rama , për t’i dhënë atij imazhin e humanistit, “filantropit” e për ta rehabilituar antishqiptarin Vuçiç e çon atë për të parë rrënojat e tërmetit në qytetin e Durrësit.
Shiko se çfarë injorance përdor kryeministri i Shqipërisë kur ai nuk ka dhe as nuk ndjen gjë për krimet dhe genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës dhe ku për Kryeministrin e Shqipërisë shqiptarët e Kosovës prej tij nuk konsiderohen shqiptarë, pasi ai përderisa në Durrës fton dhe shëtit me Vuçiçin duke i treguar atij dëmet dhe fatkeqësitë që tërmeti u ka shkaktuar shqiptarëve në Durrës , a thua se Vuçiç ndjen dhimbshuri për shqiptarët e Shqipërisë sikur ata të ishin ndryshe dhe të tjerë nga shqiptarët e Kosovës.
Ky veprim i Ramës është antishqiptar dhe përçarës.
Ashtu sikurse është edhe përkrahja e tij për ndarjen e Kosovës dhe marrëveshja antishqiptare e minishengenit.
Shqiptarët dhe Shqipëria kanë ranë në një kurth të madh antikombëtar, ku fajtorë dhe autorë i atij kurdthi me dashje apo pa dashje është kryeministri i Shqipërisë. Kjo pasi minishengeni pa Kosovën është një tradhëti ndaj saj, pasi ta thërrasësh Kosovën në këtë minishengen , kur lider i saj do të ishte Serbia, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe nga ana tjetër të marrësh e besh manovra dhe aventuara të tilla kur Kryeministri i Shqipërisë është kryesori edhe për krizën shtetërore që ka mvërthyer Shqipërinë, dhe ky fakt i jep shansin që politika shqiptarofobe në BE e kryesuar nga Franca të mos hapë negociatat për Shqipërinë, duke inkurajuar kështu një orientim tjetër antishqiptar të Tiranës, atë drejt Serbisë së Madhe me minishengenin ballkanik të kryeuar prej saj. Prandaj minishengeni është megatradhti kombëtare.