Ministria e Financave vulos suksesin financiar të Bashkisë Gjirokastër për 2018

Bashkia e Gjiorkastrës për 2018, ka pasur performancën më të mirë në vend në raportimin e monitorimit të zbatimit të buxhetit.

Ky vlerësim në fakt as më shumë dhe as më pak, mban firmën dhe vulën e Ministrisë së Financave e cila me këtë rast në të gjithë treguesit e saj në raportin e përputhshmërisë së monitorimit të performancës në nivel bashkie, e ka nxjerrë Bashkinë e Gjirokastrës krahas 54 bashkive të tjera, si një ndër institucionet me performancën më të mirë financiare në vend.

Ky raport vlerëson të gjithë treguesit dhe aksionet financiare buxhetore të ndërmarra nga Bashkia e Gjirokastrës një vit më parë ku drejtohej nga Zamira Rami.

Në fakt në mbledhjen e parë të të ashtuquajturit Këshill Bashkiak i dalë pas votimeve socialiste të 30 qershorit, Flamur Golemi ka hedhur akuza në drejtim të paraardhëses së vet për shpërdorim të buxhetit që ka shkaktuar dëm të pariparueshëm financiar në arkën e bashkisë apo dhe në shpërdorimin e fondeve të deleguara nga qeveria shqiptare.

Tashmë kjo e fundit, përmbys gjithcka dhe zyrtarisht vlerëson Zamira Ramin si menaxhuese e suksesshme në përdorimin dhe zbatimin e buxhetit të vitit të kaluar. Ndërsa më keq, paraqitet Bashkia e Libohovës me treguesit më negativë të mundshëm e cila dihet se nga kush drejtohet politikisht dhe faktikisht.

SHKARKO APP