Ministria e Kultures dhuron 6000 ekzemplarë për bibliotekat në të gjithë vendin

Ministria e Kulturës në vijim të politikave të shpallura të saj për nxitjen e leximit, zgjerimit të audiencave letrare, nxitjes së krijimtarisë së zhanreve letrare dhe përhapjes massive të kulturës së librit shpall këtë herë nismën e saj më të re që është dhurimi i Fondit të Librit pranë Ministrisë së Kulturës në dobi të bibliotekave më të rëndësishme publike dhe atyre universitare. Janë afro 6000 ekzemplarë me një shumë rreth 10 milionë lekë (të reja) të cilat do t’u dhurohen tetëmbëdhjetë bibliotekave në mbarë vendin, bazuar në kontributin dhe profesionalizmin që kanë treguar në dobi të komunitetit të lexuesve lokalë për të nxitur leximin dhe kulturëbn e librit nëpër qytetet e Shqipërisë.

Ky është një premtim që ministrja Kumbaro e shpalli në shtator të 2014 dhe që përmbushet plotësisht ditën e sotme.

Ceremonia me drejtuesit e bibliotekave kryesore publike dhe ato universitare u mbajt ditën e hënë ora 11 në sallën “Tefta Tashko Koço”të Ministrisë së Kulturës.

Bibliotekat u përfaqësuan në nivel drejtorësh dhe ato universitare në nivel rektori ose zv /rektori.

SHKARKO APP