Ministria e Kulturës: Kalendari i aktiviteteve për Ditën e Verës

Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise ka publikuar sot kalendarin e aktiviteteve te shumta qe do te organizohen ne Tirane me rastin e Dites se Veres.

Programi i aktiviteteve eshte:

10:00 – 10:30 – Sheshi Skënderbej deri tek Kryeministria –  Banda  Frymore e Ushtrisë

10:00 – 11:00 – Sheshi përpara TOB deri tek Kryeministria – Ansambli i Këngëve dhe Valleve

10:00 – 12:00 – Rruga “Myslym Shyri”. Midis Parkut Rinia dhe Ministrisë se Ekonomisë – Aktivitet Sportiv- Minifutboll për fëmijë dhe të rinj

Tirana 10:00 – 11:00 – Zona përpara Galerisë së Arteve –  Instrumentistët e Liceut Artistik “Jordan Misja”

10:00 -12:00 – Parku Rinia, në hapësirën pranë Monumentit të Pavarësisë –

 “Atletik kids”, demonstrime karate, judo, lojëra sportive të ndryshme, Cirku i Tiranës.

 11:00- 12:00 – Parku Rinia (në hapësirën përpara Taivanit, përballë GKA) –             Teatri Kombëtar i Kukullave.

11:00 –12:00 – Sheshi para Kryeministrisë – Danci  Sportiv.

10:00 -12:00 – Ura e madhe  tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Simultane  shahu.

10:00 – 14:00 – Koncert në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

10:00-12:00 Muzikë me DJ

12:00 – 13:00 Këngëtarë shqiptarë

13:00 – 14:00 Emiliana Torrini

 10:00 – 12:00 – Lulishtja “Vëllezërit Frashëri” –  Basketboll për fëmijë dhe të rinj

10:00-14:00 – Tek lulishtja para  Rognerit ( busti i Ismail Qemalit).

Panairi i Artizanatit Tiranë. Në Panair do të ekspozohen produktet e 200 artizanëve nga e gjithë Shqipëria dhe trevat përreth, që i përkasin zonave rurale,të rinj dhe mosha të mesme që hasin vështirësi punësimi, gratë me probleme social-ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe komuniteti rom.

16:00 – Qendra Rinore Tiranë – Shkolla e Baletit, kurse të baletit popullor.

SHKARKO APP