Miqësi pa kushte

Nga Elvis Toçi*

Sot Shqiperia jone feston 107 vjetorin e Pavaresise,  mes dhimbjes dhe loteve, te bashkuar duke kaluar nje moment  te paprecedent per nje vend te vogel  me mbi 40 jete te humbura e  qindra te plagosur,  banesa te rrenuara, familje nen qiell te hapur, dhimbje pa fund.

Eshte nje dite te kujtojme te gjithe ata qe na jane gjetur afer ne dite te veshtira.

Plot 107 vite te shkuara,   nje vend ne krahun tjeter te Ballkanit ,Rumania,  ndihmonte patriotet shqiptare te organizoheshin dhe te ngriheshin ne kembe nga nje pushtim 500 vjecar , otomanizmi nje plage qe dhe sot nuk po le Shqiperine dhe Ballkanin te ngreje koke , pikerisht atje ne Rumani  filloi ajo qe mund te quhet levizja per krijimin e shtetit shqiptar . Ishte ky vend, qe futi ne arken e shteti te ri shqiptar buxhetin e pare dhe per me teper i dha mbeshtetjen politike e njerezore, nje ndihme e sinqerte e nje vendi qe edhe atehere kishte problemet e veta po gjente energji pozitive te ndihmonte nje vella historik.

Sot,  pas  107 vitesh  Shqiperia jone ndodhet ne nje situate teper te veshtire. E tronditur nga fuqia shkaterruese e nje termeti 6.3 balle, qeveria rumune e sensibilizuar dhe fale Z.Taulant Balla ish-student ne Rumani  dhe Ambasadorit Shqiptar  Z. Ilir  Tepelena  , ne kohe rekord mobilizoi dhe dergoi dy avione herkules , te forcave ushtarake rumune, me ndihma humanitare e mbi te gjitha me staf njerezor, ekipe te specializuara shpetimi te emergjences civile rumune.

Mbi 50 forca rumune te trupes se kerkim shpetimit, me mjetet me moderne, dhe  4 qene elite per kete proces, pak minuta pas mberritjes ne aeroportin Nene Tereza,  ju perveshen punes te ndihmojne shpetimin e jeteve njerezore.  Ndjeva krenari per sakrificen njerezore, per Rumanine, nje vend qe pavareshisht problemeve te veta gjen force te ndihmoje nje vend te vogel.

Historia po shkruhet , ata djem rumune qe po punojne 24 ore po shkruajne ne librin e nje marredhenie  shqiptaro rumune nje faqe te nje libri qe ka filluar te shkurhet mbi 107 vite te shkuara,   nga qeveria rumune e asaj kohe , nga Nicolae Jorga,  historian, politikan,  rumun  qe ishte i pari qe shkroi historine e shqiperise,  historia  ku fuqite e medha mesuan per kete vend te harruar te Ballkanit Perendimor ,  historine e Ismail Qemalit qe u mbeshtet nga Rumania, te Nolit qe u pagezua prift ne Bukuresht per ti sherbyer Shqiperise, te himit shqiptar qe na vjen nga andej , te Lazgushit , te Gjon Milit , te Pashkove, te Azdrenit  e shume e shume personaliteteve qe jane edukuar ne Rumani  por Shqiperise i kane dedikuar jeten dhe vepren.

Ne mes te punes kur kater specialiste nga ekipi rumun ndodheshin nen germadha pasi kishin germuar per ore te tera per te arritur trupin e pajete te nje nene 47 vjecare qe kishte perqafuar djalin e saj 22 vjec,   nje dhimje qe mezi e perballoja kur grupet rumune ma pershkruanin , nje termet 5,6 balle ndodhi serish.             Kur te gjithe qe ndodheshim aty levizem me shpejtesi per tia shmangur nje katastrofe tjeter, nje ndjenje te  madhe krenarie me pershkroi per keta 4 djem rumun qe vazhduan punen, e  mund te kishin humbur jeten nen rrenoja ne mision shpetimi. Ata mund te ishin sot kater heroj te Rumanise por edhe te Shqiperise , por fale Zotit, termeti nuk zgjati.

Kjo eshte arsyeja pse u ula te shkruaj keto dy reshta per keta djem , per Rumanine  qe ju ndodh afer Shqiperise ne keto momente .

Nje falenderim per  Ambasadorin e Rumanise Z. Perpelea, qe qendroi mbi dhjete ore se bashku me Z.Balla , nje solidaritet per njerezit , nje shpirt njerezor qe shkon mbi detyren dhe politiken, trupat e Kosoves te mire oraganizuara  tek vine pasi kishin mbaruar misionin ne Thumane, aty te gjithe bashke,   duke kordinoninuar si profesioniste te vertete.

Sot si shqiptar dhe si rumun jam krenar qe dy vendet qe ne dy ane te Ballkanit gjejne force per te qene se bashku.

Mirenjohes per  Greqine, Turqine, Italine,Francen, Kroacine ,   emocionuse ishte te shihja dhe ambasadorin e Serbise  me specialiste nga serbia , solidariteti njerezor  qe kalon  mbi ndasite.

Shqiptaret nuk harrojne dhe Rumania perjete do zere vend kryesor ne historine e Shqipersie fale dhe ndihmes te ketyre diteve.

*Konsull nderi i Rumanisë

 

SHKARKO APP