Mirë se vini në “Albania” të Kolumbisë!

Mund t’ju duket e habitshme, por në Kolumbi janë dy provinca që mbajnë emrin “Albania”.

Me një distancë prej 1600 km nga njëra- tjetra ato ndodhen në veri dhe jug të të Kolumbisë.

“Albania” në veri të vendit, më parë njihej si Calabacito, një emër që vjen nga një pemë spanjolle Calabash. Kjo është një qytet dhe komunë e Departamentit Kolumbian të La Guajira dhe është një komunë e re.

Ndërsa zona tjetër me emrin “Albania” ndodhet në Kolumbinë jugore. Është një nga 16 komunat që përbëjnë departamentin Caquetá. Komuna më e afërt në këtë zonë është San José del Forge, rreth 10 minuta nga qendra e qytetit.

SHKARKO APP