Miri i “WSF”: Dr. Flori do bashkonte grupin


Keni kohë pa qenë prezent në mediat shqiptare, madje nuk ishit as në homazhet e Dr.Florit, ku është Miri?
Aktualisht jam në Gjermani, prej vitesh jetoj dhe punoj këtu. Dua të sqaroj se arsyeja e mungesës sime në homazhet e mikut tim më të mirë ishte pamundësi fizike. E kisha të pamundur të gjendesha pranë në ato momente dhe pse me shpirt isha aty. Isha pranë familjarëve dhe miqve të Florit. Unë nuk mundesha, por babai, vëllai, e gjithë familja ime gjendej aty. Kjo për arsye se ne kemi një njohje prej 15 vitesh familjare. Me Florin ishim më shumë se koleg, ishim miq të vjetër. E njihja prej 15 vitesh.
Si e morët vesh lajmin për ndarjen nga jetë të mikut tuaj?
Ishte një moment shumë i vështirë për mua. Bëhej fjalë për mikun tim më të mirë dhe natyrisht që nuk mund ta besoja atë që më thanë. Më telefonuan shumë njerëz nga Shqipëria, duke më treguar për atë që kishte ndodhur. Fillimisht refuzoja ta besoja, por pashë dhe në internet dhe aty vërtetova se për fat të keq gjithçka ishte e vërtetë. Nuk mund ta besoj akoma faktikisht. Largësia që kam ma shton dhe më shumë këtë dhimbje, ndaj jam i shokuar. /BW

SHKARKO APP