Mirupafshim onde, tashmë ky është modeli më i pëlqyer nga vajzat

Me mbarimin e verës dhe nisjen e vjeshtës influencuesit më të mëdhenj në rrjete sociale kanë sjellë një trend të ri të modelit të flokëve. Si fillim ondet dhe kaçurrelat e lehta tashmë janë “jashtë” mode.

Radhën e kanë tashmë ‘Flokët e qelqta’ të cilat u prezantuan në Instagram nga stiluesja e famshme e flokëve, Chris Appleton muajin e kaluar.

Nuk u desh shumë kohë që trendi i ri të merrte hov me modelet si  Hailey Baldëin, Olivia Culpo, Jordan Dunn të cilat nuk nguruan të “përditësoheshin” me modelin e ri.

Sipas stilistit,Cash Withoutless, kjo tendencë doli si fillim në vitet gjashtëdhjetë përpara se të kthehej sërish në vitet ’90 për t’u rishfaqur sërish kohët e fundit.

Ideja e modelit qëndron në krijimin e flokëve të drejtë, pa peshë, të lëmuar në mënyrë të përkryer, të  butë dhe të shndritshme, që i ngjan një fletë xhami.

SHKARKO APP