Misionet e vështira të një koloneli

 

Nga Gëzim LOKA

Në pika të rëndësishme të kohëhapësirës shqiptare, kur zembrekët e orës duket se kanë ngrirë, njerëzit më të përkushtuar të shoqërisë, intelektualët e ndershëm e të përkushtuar, elita civile dhe ushtarake kthehen në modalitete për të gjithë, për mbarë shoqërinë.

Takimi me Hamdi Jeminaj është befasues jo vetëm për dikë që e takon për herë të parë, por dhe për dikë tjetër që e njeh mirë, që e ka  pasur pedagog, siç e kam pasur unë, apo e lidh puna, shoqëria, një rreth i caktuar marrëdhëniesh. Kjo për faktin se ai është gjithmonë suprizues, me plane dhe energji të reja për jetën, i rrethuar me qasje, ide, libra, shkrime, projekte, që përbëjnë rrugëtimin e tij të përditshëm.

Me emrin e Hamdi Jeminaj lidhet një pjesë e rëndësishme e historisë së ushtrisë e policisë shqiptare, në radhët e së cilës ai ka një kontribut të çmuar, që kur e nisi karrierën si oficer i thjeshtë, për të mbërritur tek grada kolonel (Drejtues i Parë) dhe angazhimet e shumta në stërvitje e praktika të punës së policimit, që ishin dhe mbetën angazhimet e tij të përçdoçastshme, të një pasioni të epërm. Ndodhi që fati dhe rrethanat, por mbi të gjitha përkushtimi dhe  ndjenja e detyrës, ta ngrenin një djalë të thjeshtë në majat e karrierës së shërbimit policor, ku vit pas viti e kohë pas kohe, la gjurmët e tij prej intelektuali dhe misionari në shërbim të nevojave të komunitetit, të ruajtjes së rendit publik dhe stabilitetit qytetar.

Hamdi Jeminaj ka lindur më 29.05.1953,  në Gjinaj të rrethit të Hasit, ku pasi mbaroi shkollën e mesme “Skënderbej” në vitin 1966-1970, vijoi studimet në Akademinë e Forvace Tokësore në vitet 1970-1973 e më tej Akademinë e Shtabit të Përgjitshëm në vitet 1985-1986. Ka mbaruar gjithashtu Kolegjin e Lartë të NATO-s në Gjermani në vitin 1996. Ka dhënë provime pasuniversitare në Filozofi në vitin 1993, në Doktrina Ushtarke në 1988, Pedagogji, Psikologji, Psikologji Pedagogjike në vitet 1988-1990, Didaktikë në 1990, Matematikë në vitet 1984-1985, Doktrina Ushtarake dhe është Dr. Shkencash në fushën e policimit. Pas disa detyrave si oficer i thjeshtë ushtrie, si komandant toge zbulimi në forcat speciale Delvinë – Konispol në vitet 1973-1974, shef zbulimi në Brigadën e Sarandës 1974-1976, Pedagog në Universitetin e Forcave Tokësore në vitet1976-1989, në vitin 1991 kaloi në Ministrinë e Brendshme me punë në repartin e Ambasadave, në drejtorinë e burgjeve si drejtor burgjesh i Tiranës në vitet 1991-1992 e më vonë për një kohë mjaft të gjatë pranë drejtorisë së Inspektimit në Ministri.  Gjithashtu ka kryer kurse kualifikimi në Gjermani  për burgjet në 1996 dhe SHBA në Kolegjin e Lartë të NATO-s për marrëdhëniet e publikut me policinë në vitet 1994-1996.

Ishte viti 1991, viti i ndryshimit të madh, kur në mbarë botën ujërat qenë trazuar dhe patën ndodhur ngjarje të mëdha politike e aq më shumë në Shqipëri, kur nisën të frynin erërat e një epoke të re, ku në plan të parë do të dilte lufta e struktuarve të antiktrimit me krimin, që në emër të “demokracisë” ëndërronin kaosin dhe kërkonintë fitonin “terren” e “legjitimitet” në vendin e shqipeve.

Veprimtaria e tij policore plot përkushtim do të kulmonte në vitin e vështirë 1997, ku kolonel Jeminaj (Drejtues i Parë)  kryen detyrën e Kryetarit të Degës së Inspektimit për problemet e përgatitjes dhe gadishmërisë së efektivave të policisë. Ishte një periudhë e tejngarkuar, ku policia, e gjendur përballë krimit dhe dhunës kolektive, që pati sjellë me vete rënia e firmave piramidale, po përjetonte ditët më të vështira të saj.

Ministria e ngarkoi atë disa herë me misione gati të pamundura, në Shkodër e Vlorë dhe në mbarë vendin, ku përmasat e rënies së rendit publik ishin të frikshme dhe në rrugë sundonin krimi dhe bandat e aramtosura, jashtë çfarëdo lloj kontrolli të ligjit. Kontributi i tij në kryerjen e këtyre detyrave ishte madhor dhe investigimet e tij në terren ishin me vlerë të madhe për ministrinë, për të ndërtuar më tej punën operative në terrenin konkret të luftës kundër krimit dhe bandave të armatosura.

Edhe në detyrën e shefit të inspektimit të Zyrës së Inspektimit të Përgjithshëm në Kryeministri që ka kryer prej 13 vitesh ka dhënë kontribut në aktivizimin e kësaj zyre në funksion të realizimit të misionit të saj, veçanërisht në lidhje me problemet e gadishmërisë dhe të përgatites, që ai ka mbuluar dhe që ishin aq imediate në këto kohë përballjesh të pashembullta të policisë shqiptare.

Është për t’u lavdëruar përpjekja e tij në lidhje me përmirësimin e punës në organet dhe repartet e policisë, në zbatim të ligjit dhe akteve normative.

Trimëri e kurajo të pashembullt do të tregonte kolonel Hamdi Jeminaj në detyrën e kordinatorit për problemet e rendit pranë KM “DELOITTE –TOUCHE”, Grupit të Mbikqyrjes dhe, ku u emrua në 16 shkurt 1998 dhe qëndroi një vit. Falë kontributit të tij, përkushtimit dhe kurajës së fortë, do të lëviznin pa iu hyrë ferrë në këmbë të gjitha asetet e firmave piramdale. Që në muajt e parë të emërimit në këtë mision, ai përgatiti aktet nënligjore, që normonin veprimtarinë e kësaj pune si “Rregulloren e Personelit të Shërbimit që Ruajnë Asetet” dhe “Projekt-Rregulloren për Veprimtarinë e Punës së Shërbimit të Sigurimit dhe Kordinimit e “Shërbimit të detyrës”, ligje që u miratuan dhe mbi bazën e tyre u ndërtua efikasiteti i këtij misioni të vështirë.

Gjurmë do të linte Kolonel (Drejtues i Parë) Jeminaj veçmas në përgatitjen e akteve nënligjore, në përgatitjen e tekstit “Program për forcat policore”, përgatitja e disa temave që lidheshin me operativitetin e operacioneve policore kundër krimit të rrugës etj.

Në kontaktet me delegacionet e NATO-s, ku Jeminaj përfaqësonte ministrin e Rendit Publik, do të merrte vlerësime të larta nga këto delegacione për përgatitjen e tij të lartë teorike dhe për idetë novatore që do të jepte, për t’i kthyer organet e Policisë Shqipëtare në organe të zhdërvjellëta të antikrimit, sipas përvojës së pasur dhe modelit të vendeve të NATO-s.

Në vlerësim të punës së tij me pasion e kurajë qytetare, me përkushtim e profesionalizëm, Hamdi Jeminaj ka marrë këto tituj e dekorata: Medalje Shërbimi-tre herë, Medalje Ylli i Kuq, Medalje në Hungari, Turqi (Ankara) dhe Athinë.

Zotëron gjuhën serbokroate dhe atëangleze.

Ka botuar këto libra: “Teoria e qitjes për policinë”, “Teknika e përgatitjes e armëve të policisë”, “Ushtrime qitje të policisë”, “Armët që përdor policia” dhe “Metodika e përgatitjes së armëve të policisë”.

Puna mes njerëzve, me lodhjen, sakrificat, përkushtimin ishin një tjetër shkollë e Jeminajt, një shkollë ku ai mësoi artin e komunikimit me njerëzit, që është arti më i vështirë dhe të cilin e zotërojnë vetëm pak njerëz.

Nga ana tjetër, puna e tij mbi libra, mbi rregullore, mbi manuale të përgatitjes së gjithanshme të trupave policore, sidomos në fushën e qitjes, e bënë atë një figurë të njohur të shkollimit profesional të struktuarve të Policisë Shqipëtare, nga Akademia e Policisë gjer tek zyrat në terren të luftës konkrete kundër botës së krimit.

Ishte ky art që më vonë, pas kryerjes së studimeve në Shkollën e Bashkuar dhe Akademinë Ushtarake, do ta ngrenin dalëngadalë, por në mënyrë të pakthyeshme, drejt majave të shërbimit policor.

Hamdi Jeminaj është një profil që të bën për vete e të frymëzon me aktin e tij fisnik njerëzor të modestisë e shpirtbardhësisë, profili i një idealisti, i cili sakrifikoi gjithçka e nuk përfitoi asgjë, por ndihet krenar se gjithçka e bëri e do ta bënte rishtas po të ishte nevoja, për vendin e tij, për njerëzit e thjeshtë, për rendin qytetar dhe lirinë e të tjerëve.

Hamdiu është shembulli që duhet të  ndjek çdokush qoftë në aspektin njerëzor por edhe në atë profesional. Është nderi dhe krenaria e familjes se tij, zones ku ai ka lindur dhe është rritur, Hasit he uniformës që ka nderuar dhe shërbyer për vite e vite të tëra në karrierën e tij.

SHKARKO APP