Misteri i “Mumjes që ulërin”

Identiteti i mumjes me shprehjen e agonisë të përjetësuar në vdekje e të ngurtuar në fytyrën e saj në përjetësi, i ka bërë kureshtarë arkeologët për më shumë se një shekull, pasi trupi i balsamosur u zbulua për herë të parë në tempujt e vdekjes në Egjipt të Deir el-Bahariut.

Ekspertët thonë se e ashtuquajtura “mumja që ulërin” është ruajtur në një mënyrë që nuk ishte parë kurrë ndonjëherë më përpara. Gjymtyrët e tij ishin të lidhura me lëkurë dhe trupi i mbështjellë me lëkurë dashi, çka tregon se personi qe konsideruar “i papastër”. Goja u la hapur sikur të ishte helmuar. Pas vite të tëra spekulimesh, hulumtimet e fundit tregojnë se mumja i përket djalit të turpëruar të Ramses III, i cili komplotoi për të vrarë babanë e tij dhe u dënua me varje.

Trupi i balsamosur, i njohur edhe si “Njeriu i panjohur E”, tani është shfaqur në Muzeun Egjiptian në Kajro për herë të parë. Kur u zbulua në vitin 1886, ekspertët dyshuan gjatë se njeriu me fytyrën e tmerruar kishte ndërruar jetë prej një helmi, por analizat e mëvonshme në vitet e fundit treguan se nuk ishte ky rasti dhe shenjat në fyt dëshmonin qartë vdekjen në litar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?