Mitet për prishjen e marrëdhënieve familjare

Imazhi klasik i festave është ky: Prindërit, motrat dhe vëllezërit me femijët e tyre që mblidhen rreth tryezës familjare për të festuar dhe për të mësuar të rejat nga jetët e gjithësecilit. Por, nuk funksionin gjithmonë kështu. Pas shumë vitesh pakënaqësi, disa adultë zgjedhin të mos komunikojnë më me prindërit e tyre ose të mos kthehen më në shtëpi për festa dhe mbledhje familjare dhe ndoshta prindërit mund të mos miratojnë jetën e fëmijës së tyre aq shumë sa ai/ajo të mos jetë më i mirëpritur në shtëpi.

Përgjatë 5 viteve të fundit një imazh gjithnjë dhe më i qartë i kësaj ndarjeje po del në pah, teksa gjithnjë dhe më shumë studiues kthejnë vëmendjen e tyre tek sjelljet familjare. Evidentimet e tyre sfidojnë nocionin e ngulitur thellë se marrëdhëniet familjare nuk mund të shpërbëhen dhe se të bëhesh i huaj me të afërmit është një fenomen jo dhe aq i rrallë.

Duke folur në mënyrë të përgjithshme, të bëhesh i huaj me një apo më shumë nga të afërmit e tu vjen pas një periudhe marrëdhënieje negative (të afërmit që kalojnë kohë shumë të gjata pa asnjë telefonatë për shkak të shkaqeve që nuk mund të kontrollohen si p.sh shërbimi ushtarak nuk përfshihen në këtë kategorizim).

“Kur ti në mënyrë aktive e distancon veten dhe tenton që të ruash distancën është ajo që të bën të huaj”- thotë Krishtina Scharp, një asistente pedagoge e fushës së komunikimit në Universitetin Shtetëror të Utah.

Muajin e kaluar Lucy Blake një lektore në “Edge Hill University” në Angli publikoi një përmbledhje prej 51 artikujsh që kanë të bëjnë me ndarjen familjare në revistën “Familja, teoria dhe rishikimi”. Ky grup literature i jep studiuesve të çëshjteve të familjes një mundësi të kuptojnë sesi funksionojnë marrëdhëniet familjare dhe jo si duhet të jenë ato në mënyrë ideale.

Distancimi nga të afërmit është diçka që keqkuptohet shumë, teksa gjithnjë dhe më shumë njerëz ndajnë eksperiencat e tyre publikisht dhe një pjesë e paragjykimeve po shuhen. Prezumimi se çdo marrëdhënie mes një prindi dhe fëmijës së vet do të zgjasë përgjithmonë është po aq simpliciste sa të supozosh se një çift nuk do të ndahet kurrë.

Miti: Ndarjet mes familjarëve ndodhin në mënyrë të papritur

Zakonisht, është një proces i gjatë dhe jo një goditje e izoluar. Marrëdhëniet mes një prindi dhe një fëmije gërryhet me kalimin e kohës dhe jo brenda një nate.

Kytie Aglas një punonjëse sociale në Australi e cila ka shkruar një libër të quajtur “Familja dhe ndarja” ka evidentuar se ndarja dhe të bëhesh i huaj për dikë ndodhj me kalimin e viteve dhe dekadave mes dhimbjesh, tradhëtish dhe të gjitha gjërat që akumulohen midis që nënvlerësojnë parimet e besimit mes njerëzve.”

Për një studim të sajin të botuar në muajin qershor Dr. Shcarp komunikoi me 52 adultë dhe zbuloi se distancimi i tyre me prindërit kishte ndodhur përgjatë një periudhe të gjatë kohe. Disa prej tyre ishin zhvendosur, të tjerë nuk kishin përmbushur detyrat që priteshin prej tyre në rolin e djalit apo vajzës, si rasti i një vajze që kishte 33 vjet pa komunikuar me të atin dhe refuzoi ta vizitojë në spital apo t’i shkonte dhe në varrim.

Të tjerë zgjedhin të reduktojnë bisedat familjare në formalitete të vogla dhe biseda të përgjithshme. Një 21-vjeçare tregon sesi e telefononte dhe i shkruante së ëmës, por jo të atit pasi iku nga univeristeti. Ndarja është një proces në vazhdim thotë Dr. Scharp. Në kulturën tonë krijohet një ndjenjë brejtjeje të ndërgjegjes nëse ndahemi nga familja kështu që ndarja merr shumë kohë dhe bëhet i vështirë si proces.

Mit: Ndarja është e rrallë

Në vitin 2014, 8% e 2000 studentëve britanikë shpreheshin se kanë prerë krejtësisht marrëdhëniet me të paktën një prej familjarëve të afërt, që përkthehet në më shumë se 5 milion njerëz. 19% e studentëve pranuan se një familjar tjetër i tyre është bërë krejtësisht i huaj për të ose një të afërm të përbashkët.

Mit: Ka një arsy të qartë se përse njerëzit bëhen të huaj

Ka një shumëllojshmëri faktorësh që ndikojnë në ndarjen e njerëzve. Në një studim të vitit 2015 Dr. Agllias intervistoi 25 prindër australianë, të cilët kishin ndërprerë lidhjet me të paktën njërin prej fëmijëve të tyre. Arsyet për këtë ndarje kryesisht binin në 3 kategori. Në disa rast djali ose vajza kishibn zgjedhur partnerin në raport me prindërit. Në raste të tjera fëmija e akuzonte prindin për një gabim të kryer gjatë rritjes ose ndjente se ai dhe prindi ndryshonin në karakter dhe sjellje me fëmijën. Pjesa më e madhe e prindërve identifikojnë dhunën në familje, divorcet dhe shëndetin si shkaktar për këtë ndarje për së gjalli.

Një grua i tha Dr. Agllias se nuk kishte folur me të birin dhe bashkëshorten e tij për 7 vite, sepse i kishte kërkuar nuses një lojë ëmbëlsire specifike për një mbledhje familjare dhe ajo në shenjë të hapur mosbindjeje solli të njëjtën ëmbëlsirë që kishte gatuar dhe vjehrra e saj. Normalisht, Dr. Agllias thotë se ky është vetëm preteksti dhe për ndarjen kanë ndikuar edhe një sërë faktorësh të tjerë si fakti që vjehrra ndjente se nusja ia mbante nipërit larg qëllimisht dhe nuk tregonte respekt për të.

Mit: Ndarja është një vendim që merret në moment

Në një studim të publikuar në revistën ”Puna Sociale në Australi”, 26 adultë kishin raportuar se nuk flisnin më me prindërit e tyre për tre shkaqe: abuzimi (duke filluar nga ai fizik dhe seksual), tradhëtia (mbajtja e sekreteve apo sabotimi) dhe keq prindërimi (të qënit shumë kritik, turpërimi i fëmijës etj). Të tre këtaq faktorë nuk janë përjashtues, por përkundrazi janë komplementarë me njëri-tjetrin, sipas Dr. Aglias.

Pjesa më e madhe e të pyeturve pranonin se ndarja me prindërit vinte pas fazës së fëmijërisë dhe ata kishin që më parë lidhje të dobëta me prindërit e tyre që ishin jo të pranishëm në jetën e tyre qoftë fizikisht qoftë emocionalisht.

P.sh, një subjekt i studimit u shpreh se lihej nga prindërit që të kujdesej për dy vëllezërit e tij më të vegjël deri në pikën sa ai vendosi që të mos bëjë fëmijë. Pas shumë vitesh distancë pika kulmore ishte dita e martesës së tij.

Në vitin 2014 ai dhe e dashura e tij prej shumë kohësh vendosën të martoheshin për arsye praktike dhe ekonomike. Ai nuk e ftoi familjen e tij në Bashki ku martesa bëhej me një mbledhje informale. Njëri prej vëllezërve të tij ishte martuar së fundmi me një dasëm tradicionale ku i ati kishte mbajtur edhe fjalën siç e do zakoni. Ai u shqetësua se i ati do të tentonte të bënte diçka të ngjashme edhe në dasmën e tij dhe për këtë shkak ai nuk e kishte ftuar fare.

”Më gërreu mendimi për ta ftuar ose jo për një kohë të gjatë, por në fund vendosa që të mos e kem atje”,-u shpreh ai. Familja e tij e mësoi që djali i tyre u martua në Facebook. Njëri prej vëllezërve i tha se ishte lënduar që ai as që i kishte lajmëruar, teksa motra dhe i ati ia bënë të qartë se nuk do i flisnin më. Sot vetëm një vëlla komunikon me të në Facebook dhe ata nuk flasin për të afërmit e tjerë. / Tiranapost.al/

SHKARKO APP