Miu me tru njeriu

Pacientët që kanë nevojë për transplant organesh, sot duhet të presin në radhë të gjata. Praktikisht, presin që një person i regjistruar si dhurues të vdesë para kohe. Shkencëtarët duan ta ndryshojnë këtë në të ardhmen, duke rritur organe në mënyrë artificiale në. Vendi më i mirë për t’i rritur këto pjesë organesh, (organoide) është trupi i një kafshe të gjallë.

Në prill të këtij vitit, shkencëtarët e Institutit Salk vendosën organoide nga truri i njeriut brenda trurit të minjve. Indet nga truri i njeriut jo vetëm që u rritën, por u lidhën edhe me neuronet e miut si dhe me rrugët e ushqimit.

Kjo tregon që shkenca i është afruar një hap më shumë rritjes së organeve. Këto organoide mund të përdoren edhe për të kuptuar mënyrën se si rriten, për të parandaluar kështu sëmundje të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eksperimentet e bëra deri tani kanë rritur qeliza të syrit të njeriut në laborator, që i ka ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë se si i dallon trupi i njeriut ngjyrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?