Mjekët çudisin me propozimin e tyre: Mbani maskë kur bëni seks
Covid-19 ka krijuar një normalitet të ri dhe për disa mjekë nga Kanadaja, mbajtja e maskës nga partnerët kur kryejnë marrëdhënie seksuale është e nevojshme.
Drejtoresha e Shëndetit Publik në Kanada, Dr. Theresa Tam gjatë një deklarate për shtyp ditën e djeshme ku u shpreh se duhet të ruhemi sa më shumë nga Covid-19, madje dhe gjatë akteve seksuale.
Nga ana tjetër, ajo tha se marrëdhëniet intime duhet të shmangen nëse secili person ka simptoma të Covid-19. Sigurisht, këshillat më të zakonshme shëndetësore gjithashtu u bënë jehonë për të vazhduar të praktikoni seks të sigurt, duke përfshirë përdorimin e masave mbrojtëse.