Mjeku Brataj: 98 % e rasteve me koronavirus shërohen

Në publik është rritur më shumë vëmëndja ndaj informacioneve që vijnë nga virusi kinez, kjo tregohet edhe me boshatisjen e farmacive nga shqiptarët me disifektant duarsh dhe maska.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare doktori, Skënder Brataj duke sqaruar situatën për koronavirusin, tha se nuk ka vend për panik dhe se duhet pasur parasysh se 98 % e rasteve të infektuara shërohen, i mbijetojnë atij. Brataj tha se trajtimi i koronavirusit është simptomatik në bazë të shenjave që shfaq pacienti dhe nuk ka kurë të posaçme. Ai tha se pavarësisht alarmit të madh, koronavirusi nuk është më i dëmshëm se gripi, por thjeshtë një formë e re e tij, pak më agresiv.

”Koronavirusi nuk është më i dëmshëm se sa grip, por është një formë e re e tij që doli këtë vit dhe pak më agresiv se gripi. Koronavirusi nuk është më vdekjeprurës se sa SARSI apo MERS në Lindjen e Mesme, që morën gjithashtu shumë jetë. vetë gripi ka përqindje më të lartë vdekje se Koronavirusi. Duhet theksuar se 98 % me koronarvirus shërohen, mbijetojnë. Në Kinë kemi 2500 të vdekur dhe 23 mijë të shëruar, prandaj nuk ka vend për panik. Trajtimi është simptomatik çfarë shenjash ke ajo kurohet. Nuk ka një kurë të posaçme. Pra nuk ka një mjekim tipik por mjekim simptomatik, si temperaturën apo dhimbje që shfaq”.

SHKARKO APP