Mjeku i njohur Pëllumb Pipero feston ditëlindjen, ja surpriza tek spitali Infektiv (Foto)

Prej afro 2 muajsh mjeku i mirënjohur pranë shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, Pëllumb Pipero së bashku me kolegët e tij ndodhen në vijën e parë duke luftuar COVID-19.

Ditën e sotme, mjeku Pipero ka festuar ditëlindjen. Siç vihet re dhe nga foto-ja, ai ka marrë një surprizë pranë spitalit Infektiv. Mjeku shfaqet me dy tufa me lule në duar, teksa mban dhe një çantë të vogël me një dhuratë.

Mjeku Pipero është thuajse përditë pjesë e mediave, duke dhënë përgjigjie apo këshilla për qytetarët në këtë situatë të vështirë që ndodhemi për shkak të përhapjes së COVID-19.

 

SHKARKO APP