Mjeku shqiptar në SHBA: Vaksina ndaj koronavirusit gati në dhjetor
Mjeku Mario Ademaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një interviste të dhënë për Abc News është shprehur se tashmë duket se situata më e keqe si pasojë e përhapjes së koronavirusit ka mbaruar. Ndër të tjera doktori shqiptar në SHBA është shprehur se izolimi ka dhënë një ndihmë të madhe në menaxhimin sa më shumë të situatës.
Ai ka komentuar dhe ndikimin e Remdesivirit që deri më tani ka pasur ndikim pozitiv në trajtimin e të sëmurëve me koronavirus.
“Zakonisht kur ndodhimn këto shpërndarje kompanitë që prodhojnë ilaçe mundohen që të përdorin ilaçe që janë përdorur dhe për kurimin e pandemive. Koronaviusi nuk është një sëmundje e re por ky Covid i ri ka një strando të ndryshme që ëhstë modifikuar dhe është bërë më i vështirë, por Remdesiviri na ka dhënë një shpresë dhe pse duhet një ilaç për personat në gjendje të rëndë”, është shprehur ai.
Mjeku Ademaj është shprehur se shpreson që vaksina të jetë gati para fundit të vitit.
“Vaksina mund të jetë gati nga dhjetori, qeveria Britanike dhe Amerikane po punojnë që përmes protokolleve të ndryshme po përpiqen që ta bëjmë më shpejt të mundur. Kloroflu është një nga vaksinat kombinim qëllimisht që të jep imunitet ndaj koronavirusit dhe gripit. Dhe nëse koronavirusi do të kthehet si gripi është një mjet që do na ndohmojë për këtë luftë. Duhet të jemi shumë të sigurt që ajo të mos ketë shumë risk. Po mundohemi që ta vëmë në përdorim sa më shpejt”, tha Ademaj.
Ndërkohë doktori thekson se virusi nuk është një virus i prodhuar në laborator, por është një virus natyral që është transmetuar nga kafshët te njeriu.
“Ka qenë një debat për origjinën e virusit, unë si mjek sipas studimeve kjo është shpallur si një proces natyral dhe ka ardhur nga një kafshë në një individ dhe më pas është shpërndarë. Ne si mjekë nuk mendojmë se është prodhim artificial. Është shumë e vështirë për të ndaluar pandemi të tilla pasi virusi e ndryshon gjenetikën, është shumë e rrallë por patjetër që duhet të marrim aksion për të ndaluar transmetimin nga një kafshë në një tjetër. Disa viruse që kanë krijuar pandemi janë zhvilluar në këto tregje me kafshë ekzotike dhe është e rëndësishme që tashmë ta ndalojmë një gjë e tillë”, është shprehur ai.