Mllefi i këngëtarit të njohur: Në 1999 politika ka qenë më e mirë sesa është në 2019

Djemtë e grupit “West Side Family” e kanë nisur muzikën që kur ishin në bankat e shkollës dhe arritën të bëheshin tepër të suksesshëm.

Këngëtari Roland Hysi, i ftuar në “Mos i fol shoferit” në RTV Ora zbuloi se tekstet e tyre ishin mllef dhe rebelimit ndaj politikës. Ai shprehet se për fat të keq nuk ka ndryshuar, madje atëherë ka qenë më mirë.

Roland Hysi: Ne kemi kënduar në bankat e shkollës kur kemi qenë unë, Flori dhe Miri. Për kohën, grupi jonë ishte avandgard sepse në tekste, dr.Flori me Mirin kishin bërë një këngë ku fituan cmimin “Teksti më i mirë”. Pra si të thuash, u pa se Flori që kishte një talent. Në 1999, kemi dalë në Këngën Magjike për herë të parë me këngën “Deluzion”. 

Është e trishtë ta thuash që të njëjtën këngë mund ta këndosh pa hequr asnjë presje tani. Ishte një mllef kundër politikës dhe mënyrës së keqqeverisjes dhe nuk ka ndryshuar asgjë. Madje mund të them se në 1999, politika ka qenë më e mirë sesa është në 2019. 

Ishte një rebelim ndaj politikës dhe këngët tona kanë qenë gjithmonë me tematika sociale. Këngë që kush i dëgjon, do thoshte që është histori e jetës time, por po e dëgjoj nga ju të thënë në vargje. Ishte dicka që cdokush ndihej mirë dhe bëhej pjesë e West Side Family.

"Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj - I ftuar Roland Hysi

Landi i “West Side Family” bën një tjetër punë përvec muzikës. Ai është drejtori i organizatës “Special Slympics” që ka në fokus.

I ftuar në “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, ai zbuloi si është të jesh drejtor. Ndër të tjera shpjegoi se qëllimi i organizatës është ti mundësojë këtyre personave që të përfaqësojnë Shqipërinë në botë.

Roland Hysi: Jo më larg se para 2-3 ditësh po bisedoja me një person që tha, kam djalin me sindromën down dhe vetë familja e mban me ose pa dashje të izoluar nga shoqëria sepse kanë frikë se fëmija apo i afërmi i tyre stigmatizohet apo bie pre e bullizmit. 

Duhet që hapi i parë që fëmijët apo personat me aftësi të kufizuara intelektuale të asociohen pranë shkollave, pranë qendrave dhe ne si organizatë që kemi qëllim sportin dhe gjithëpërfshirjen e kësaj kategorie nëpërmjet sportit, kemi në plan që të shtrihemi në të gjithë Shqipërinë për ti trajnuar minimalisht dy herë në javë në sporte të ndryshme dhe pastaj ti japim mundësinë që të mundin të përfaqësojnë Shqipërinë.

Këngëtari kujton fjalët e Ramës: Më tha që mund të isha kryebashkiak, por …

SHKARKO APP