Moda e lartë në Paris, Dior sjell “ëndrrën surealiste”

Sfilata e re pranverë – verë 2018 e Dior në javën e modës Haute Couture, në Paris ishte mes ëndrrave dhe realitetit. Maria Grazia Chiuri eksploron surealizmin, duke i dhënë jetë një koleksioni që luan me ngjyrat bardh e zi për të eksperimentuar me forma të reja dhe iluzionet optike. Marka prestigjioze prezantoi koleksionin e fundit pranverë-verë 2018, në ditën e parë të javës, që i dedikohet modës së lartë. Asgjë nuk është ashtu siç duket. Në sfilatë mbizotëruan pëlhurat transparente, dantellat edhe puplat. Frymëzimi i stilistes në këtë udhëtim për të zbuluar një feminilitet modern dhe vendimtar, ishte personaliteti karizmatik i Leonor Finit, një prej artisteve dhe personaliteteve më revolucionare e viteve 1900, që mbërriti në Paris nga Italia dhe organizoi ekspozitën e saj të parë në Galerinë e Christian Dior. Dior i shfaqi veshjet kryesisht një ngjyrëshe, në një pasarelë që i ngjante një fushe shahu dhe ku gati të gjitha modelet mbanin maska në fytyrë. Asnjë detaj nuk i mbeti rastësisë dhe madje edhe aksesorët u bënë protagonistë: nga çorapet rrjet që vishen me sandale, deri tek pendët e buta prej palloi që dekorojnë rrobat, duke u dhënë një ndjenjë misteri dhe joshjeje të papërmbajtshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?