Modelet më të reja të xhinseve, stili “Boyfriend”

Ju kujtohen kohërat kur dëshironit të vishnit xhinse edhe gjatë fundjavës, apo kur dëshironit të shkonit të veshur edhe në zyrë të veshur me xhinse? Nëse kohë më parë ishte disi e vështirë të vishje për çdo rast xhinse, ose të paktën t’i mendoje si një opsion të mundshëm, tani është lehtësisht e realizueshme. Mesa duket ka ardhur koha që xhinset të dominojnë kudo edhe pse ka nga ata stilistë dhe kompani mode që gjithmonë i kanë parë me një sy të tillë. Sipas tyre të vishesh me xhinse është zbulimi i shekullit në fushën e modës.

Modelet më të reja të xhinseve stil “Boyfriend”

Edhe tani që duket se ka kaluar koha e xhinseve të ngushta në fund të këmbëve dhe sandaleve të bardha me rripa kemi kaluar tek modele të tjera të reja të xhinseve dhe kombinimeve të tyre me këpucët. Duket sikur këto kombinacione mes xhinseve dhe këpucëve verore, apo sandaleve janë po aq të sigurta sa edhe 15 vite më parë. Duhet të kini parasysh llojin e xhinsit që keni veshur, që të mund ta kompinoni atë më pas me sandalet. Kini parasysh që stilet të përshtaten. Kujdes duhet të bëni edhe me stilin e xhinseve “Boyfriend”, të cilat vijnë të gjera tek kyçi i këmbës.
Mundohuni të çmoni modën dhe të zbuloni stilin tuaj të xhinseve që ju përshtatet. Në pjesën më të madhe të rasteve ju takon juve të bëni zgjedhjen. Për këtë ju vijnë në ndihmë edhë një sërë aplikacionesh online, ku stilistë të ndryshëm sjellin për ju një sërë sugjerimesh.

Xhinset Boyfriend dhe lidhja me të kaluarën

Një sërë personazhesh të famshëm vite më parë, por edhe tani kanë pjesë të padiskutueshme të veshjeve të tyre xhinset boyfriend.
Marylin Monroe do të kujtohet për një sërë gjërash, dashurinë famëkeqe, raportet me meshkujt, bëmat e saj, por mbi të gjitha edhe për stilin e saj të të veshurit me xhins. Ajo ka qenë një pionere e hershme e stilit të xhinseve stil “boyfriend”. Ajo i ka veshur ato që në filmin “Mitfits” dhe mesa duket që atëherë i bëri pjesë të veshjeve të saj.
Pas 47 vitesh më vonë, dukej se “traditën” e xhinseve stil boyfriend e risolli sërish në qendër të vëmendjes Kate Holmes.
Xhinset boyfriend të atëhershme ishin të frymëzuara nga xhinset e dashurve të tyre, pra me fjalë të tjera të meshkujve. Vetëm se atëherë këto xhinse ishin tepër të gjera dhe vendosja e një rripi ishte tejet e domosdoshme. Tani ju mund të gjeni të gjitha stilet e mundshme të xhinseve boyfriend, të cilat vijnë për ju këtë sezon. Më poshtë ju njohim  me llojet e tyre.

Përktheu: Sidorela Lepuri

 

SHKARKO APP