Modelja amerikane qëllohet për vdekje në qafë, mister vrasja

Një modele 28 vjeçare e cila sapo ishte shpërngulur në Atlanta me të dashurin e saj dhe ishte e ekzaltuar që karriera e saj kishte pësuar ngritje, vdiq pasi u qëllua në qafë gjatë kohës që drejtonte makinën për në punë.

Kelsey Quayle ishte zhvendosur në Atlanta nga Kalifornia në Gusht, me shpresën për të gjetur më shumë mundësi për modeling, por jeta e saj u ndërpre të Hënën.

Quayle u fut në makinë për të vajtur tek klinika e dentistit, ku kishte gjetur  një punë për të fituar ca para më shumë.

Gjatë kohës që ajo ngiste makinën në rrugën ‘Riverdale’, në Kontenë Clayton, 28 vjeçarja u qëllua në qafë, një plagë që do i shkaktonte humbjen e ndjenjave dhe bëri që të pëlrplaste kokën me dy automjete të tjera.

Zyrtarë nga policia e Kontesë së Clayton-it fillimisht menduan se ishte një aksident, pasi nuk morën asnjë denoncim për të shtëna me armë. Kjo, deri në momentin që vajza u dërgua në spital, ku doktorët zbuluan se ishte qëlluar me armë zjarri.

Familja e viktimës thanë se vendosën të hiqnin aparaturat që e mbanin në jetë, pasi doktorët në spitalin Grady Memorial i thanë se truri i saj kishte vdekur tashmë.

Familja po përpiqet të gjejë arsyen se si mundi të vdesë kaq tragjikisht vajza e tyre.

Kayleigh Quayle, motra e viktimës thotë: “Dua të di kush e bëri këtë. Është qesharake. Ajo nuk e meritonte këtë”, shkruan ‘Russia Today’.

Policia nuk ka ende një të identifukuar dhe po kontrollojnë kamerat e sigurisë.

Kayleigh tha se familja e saj kanë shumë teori rreth kësaj vrasjeje të dyshimtë, përfshirë edhe një sulm bandit apo një incident të ardhur si pasojë e përplasjes së bandave.

Ajo shtoi rreth motrës së saj: “Ajo ishte e bukur, ishte njeriu më i ëmbël, ishte modele, por asnjëherë nuk ishte mëndjemadhe. Ajo i donte të gjithë dhe të gjithë e donin.”

SHKARKO APP