Modernizmi dhepostmodernizmi

Postmodernizmi ndërton, por edhe shkatërron, jeton pa rregulla, krijon rregulla nga vet vepra dhelufton me vetveten.

Nga Ilir Muharremi

   Të jesh postmodern parakupton termin e pas modernes, por a e tejkalon modernen apo mbetet brenda modernes dheçfarë kuptimi ka në praktikë ky term? Njerëzit më shumë i huton kjo e vënë përpara “post”, pastaj “modern”. Postmodernizmi nuk është më modern se modernizmi sepse vjen si rezultat, rrjedhoje, mbaslidhje, zhvillim i modernizmit. Më e keqja mohim ose hedhje poshtë e modernizmit. Postmodernia zhvillohet si ndërthurje, përzierje e kuptimeve më lartë dhe si tendencë ka errësimin e modernes.(Përdorimi i parë i termit “postmodernizëm” daton para 1926 dhe u shfaq qysh në vitet 1870.)Çdo tejkalim dhe krijim i një epoke të re nënkupton njohjen tanësore dhe në fund mohimin.Çdo lindje e re ose epokë bazohet mbi ndryshimin e fakteve historike, por më i arsyeshëmështë përkufizimi praktik veçanërisht postmodern. Si mund të quhemi postmodern, kur gjithnjë ringjallim diçka nga antika ose pas antika? Ndonjë klasik i vjetër do të përgjigjej: “ Natyra dhe arsyeja vërtetojnë se klasikja është i vetmi stil i kohës dhe përjetësisht i vërtetë”. Tendenca edhe sot e postmodernizmit është krijimi i diçkaje të përjetshme. Arti i lashtë grek gjithmonë do të jetë i bukur. Përse? Nuk ka rëndësi kjo. Arti nuk i përket të gjitha kohërave ka vlerëvetëm në kohën në të cilën jeton si: mesjeta, renesanca, baroku, romantizmi….. Kjo është një traditë renditjeje e grupimeve kulturore e anësisë historike nën ndikim, por jo përjetësisht arti i njëjtë i të gjitha kohërave. Ta kemi parasysh se arti që prodhon është në distancë kilometrash me atë që e mendojnë njerëzit e kohës, por prapë ka një limit kohor në të cilin stagnon, derisa shpiket diç për mbi të.

Moderniaështë në luftë me postmodernen, sepse nuk dëshiron asgjë para të ketë, por edhe vetë modernia ka këtë “post”. Postmodernia trashëgohet nga modernia. Atëçfarë e ka krijuar dhe pranuar arti që nga historia e deri më tash, gjithnjë duhet dyshuar. Çka sfidon Pol Sezani? Hapësirën e impresionizmit. Çkasulmojnë Pikaso dhe Braku? Atë të Sezanit. Dushampi i ikën supozimeve më 1912 dhe krijimeve të pikturës kubiste. Brezat gjithmonë kanë hedhur poshtë vetveten. Krijimet janë moderne, veç nëse fillimisht posedojnë postmodernizmin, dhe kuptohet që postmodernizmi nuk mund të jetë modernizëm, vetëm nëse është mbasardhës, kjo përcakton edhe tëpërhershmen e tij. Antikët do të tallen me këtë duke pohuar: “Pra kjo na qenka gjenealogjia e artit postmodern? Kështu përfundokemi në sallat boshe të galerisë të Burenit”. Dikund përmendet se ky art është Nihilizëm.

     A është arti postmodern sublim? Në sipërfaqe ky art konceptohet pafundësisht, por nuk është në fuqitë e njerëzve ta përfaqësojnë. Ka të drejtë Lyotard i cili përmend Kazimir Maleviçin duke pikturuar një katror të bardh në sfond të zi. Maleviçi e dinte se po përfaqësonte sublimen. Postmodernistët e dinë se poashtu edhe kritikët që pohojnë për postmodernizmin shprehen se vlerësimi nëse i bëhet një vepre postmoderne, nuk duhet të sjellim asgjë me vete nga jeta. Vetëkoncepti fillon të bëhet realitet sublim, atëherë këtu flasim për një hiper-realitet e qëështë zhargon postmodern. Postmodernistët tentojnë ta ndërtojnë strukturën e së ardhmes dhe vet kubizmi u zhvillua drejt konstruktivizimit duke braktisur pikturimin me kambalec , dhe vetë kjo shprehë atë “post” duke lënë prapë gjurmën e kubizmit.

   A është postmodernizmi art eksperiment ose diçka e rreme? J.F Lyotard identifikoj një rrymë antimoderniste. Konservatizmi i konsideruar si anti-modernist, është vetë postmodernistë. Kemi postmodernizëm elektik poashtu të rremë e tëpërshtatshëm për mrekulli. Lyotard këtë e identifikon si postmodernizëm të harnimëve. Por, vetë eklektizmi është në nivelin zero sa i përket shkallës kulturore. (dëgjimi reggae muzikë, shikimi i filmave vestern, të ushqyerit në McDonalds, qitja e parfumeve Paris….) Kjo nxjerrë inkuadrimin ekonomik në art dhe të gjitha shijet vijnë nga tregu, e jo tregu nga shijet.

Ku e ka qëllimin e vërtetë postmodernizmi? Dilema gjithnjë shtrohet tek riprodhimi në kohën e konsumimit masiv, dhe sa më shumë veprat e mëdha të artit shndërrohen në postera klishe, më shumë ngritët çmimi i origjinalit. Postmodernizmi ka punën pa rregulla, por vendos rregulla në atëçfarë bënë. Në një farë forme postmodernizmi është art shfrytëzues, konsumues (imazhi),është art riprodhues i cili zëvendëson realitetin me hiper-realitetin.Çdo art mundohet të jetë hiper-real, duke qenë njëherë real.

     Ne njerëzit jetojmë një realitet, kuptohet, qëështë jetuar dhe kopjuar të një imazhi kanibal, dhe vetë artistët e sotëm janë kanibal të imazhit.Gjithçkaështë thënë dhe stërthënë. Njeriu i sotëm postmodern është i shqetësuar për kërcënimet ndaj hiper-realitetit nga jorealja. “Natyrisht, të gjitha janë të pranueshme”, klithë ky njeri, por më mirë të vazhdojmë me eksperimentimin që këshillon Lyotardi. Problemi tashmëështë ngritur se nuk ekziston ndonjë rregull me të cilin mund ta gjykojmë të panjohurën, por këto rregulla ndodhen vet në veprën e artit ngase i kërkon. Vetë postmodernizmi kërkon punë pa rregulla me qëllim të shpikim rregulla. Kjo është e bukura e postmodernizmit, por kush do të miratoj tash për atëçfarë ka krijuar artisti? Postmodernizmi nuk i nënshtrohet eksperimentimit, porse pushtetit nga i cili kërkon legjitimitet për atëçfarëështë krijuar.

Çfarëështë legjitim tek postmodernizmi?  Shije e kujt është ky art? Mos vallë e galeristëve, muzeumeve, agjentëve të shitjes, ose publikut? Artistët ofrojnë nganjëherëgjithçka si shenjë arti, njëri nga ta pohon se : “Unë ja hodha brinarin në fytyrë juve agjentëve shitës të artit”, kurse ata çfarë bënë? E kthyen atë në mall për shitje. Pastaj, servohet në publikë i cili konsumon sikurse delja barin. Asgjë nuk mund ta pengon shitjen e artit as sfidat anti-art që qenë me herët. Shtija e artit sot dëshmon tregun e lirë dhe është pak për tu befasuar se sa me sukses ka mbijetuar deri në kohën tonë. Asnjëherë nuk është i rëndësishëm çmimi i produktit të artit, por instalimi i tij si art.

     Arti postmodern nga arti modern shkëputet vetëm në teori dhe në këtë kuptim teorinë nuk duhet kuptuar si kulmim, por negacion p.sh.: realitetin e përdorin si bazë(kanë të drejtë, nuk abstenohet kurrë nuk realja, vetëm se duhet të citohet), e lyejnë me makijazh realitetin deri nëmaskim, pastaj depërtojnë deri te mungesa e realitetit bazë(këtu ka edhe zbulim), në fund humbet marrëdhënie ndërmjet reales sepse i kthehen pastërtisë së vetvetes (këto janë elementet kryesore të postmodernizmit.) Kur realiteti nuk durohet, arrijmë hiper-realitetin në të cilin imazhet shumohen pa referencë ndaj realitetit dhe kuptimit. Anulimi i realitetit këtu arrihet vetëm në teori ndonëse edhe në imazh dhe duket shumë si përfundim radikal sepse qëllimi i krejtarteve është të bëhen të padurueshme ndaj realitetit.

   Postmodernizmi rrënjët i ka edhe te gjuha sepse aty vjen kuptimi, por kah vjen gjuha?  Të harrojmë origjinën e gjuhës sepse kuptimi ndodhet në funksionin e sistemit të gjuhës. Këtë e përmenda sepse teoria postmoderne rrënjët i ka tek një shkollë e gjuhësisë formale, strukturalizmi i themeluar nga profesori zviceran i gjuhësisë Ferdinand de Saussure.

SHKARKO APP