Moikom Zeqo prezanton portretin e panjohur, Skënderbeu i plagosur!

Moikom Zeqo prezantoi një portet ndryshe dhe i panjohur për publikun shqiptar të Skënderbeut dhe thotë se ky portret që me shumë gjasa është origjinali, ndodhet në galerinë Uffici në Firence.

“Në tëmthin e djathtë dallohet qartë shenja e një plage dhe për këtë subjekt kam shkruar vite më parë në një studim,” – shpjegon Zeqo, në profilin e tij Facebook.

Por ka pasur reagime të shumta në lidhje me plagën e Skënderbeut, gjë për të cilin  nuk ka asnjë dokument historik. Disa pretendojnë se e ka plagosur i vëllai kur ishte i vogël, disa mendojnë se u plagos në një betejë më turqit e ka reagime të shumta, madje edhe fyese ndaj figurës së heroit tonë kombëtar.   

Swiss Digital Desktop Reklama

 Moikom Zeqo, është përpjekur të shpjegohet më pas.  

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në vitin 2005, në 600- Vjetorin e lindjes së Skënderbeut, kam mbajtur një kumtesë për ikonografinë e Skënderbeut.

“Kopja e Altisimos bazohet në një vepër origjinale të një autori tjetër që nuk ia dimë emrin. Por ka gjasa që ky është portreti origjinal i Skënderbeut.”

“Plaga në tëmth nuk mund të shpiket. Ka mundësi të jetë portretizuar kur Skënderbeu ka qenë në Napoli dhe ku i është dhuruar edhe “Codex Skënderbeg”, që ndodhet sot në Biblotekën e Vajmarit dhe unë e kam botuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 2005,” – sqaron Moikom Zeqo. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?