Moment emocionues/ Ditën e martesës dhëndri takon gjyshërit e tij në shtëpinë e të moshuarve përtej derës së xhamit
Çifti Christine dhe Peter u kurorëzuan me martesë këtë të shtunë (26 shtator). Dasma e tyre u bë në rrethana mjaft të pazakonta, atë të pandemisë globale.
Fotografi i çiftit, Brendan Samuels, ndau historinë e tyre prekëse në faqen e tij në Facebook.
Nusja organizoi një surprizë mjaft të bukur për Peter-in. Me sytë e mbuluar, dhëndri doli nga makina, i pavetëdijshëm për ribashkimin e afërt me gjyshërit e tij.
Çifti u lejua të qëndronte jashtë dyerve të qelqta të shtëpisë së të moshuarve dhe të përshëndeste nga xhami gjyshërit e Peter-it.
Vihet re se gjyshi është veshur me kostum për këtë ditë speciale të nipit të tij, si dhe gjyshja e emocionuar e përshëndet çiftin përtej xhamit.
Kjo është një kujtesë e zymtë e sakrificave që njerëzit po bëjnë gjatë kësaj krize globale shëndetësore.