Momenti emocionues kur nëna dhe djali i humbur ribashkohen pas 30 vitesh (VIDEO)

Ky është momenti emocionues kur nëna dhe djali i saj i humbur përqafuan njëri-tjetrin pas 30 vitesh të ndarë. Li Jian u zhduk në moshën 3-vjeçare ndërsa ai dhe familja e tij po ecnin në rrugët e qytetit të Changzhi në 1989.

Ai u rrit në një qytet tjetër 144 km larg familjes së tij pasi u gjet në një stacion treni dhe u birësua nga një çift.

Jian dhe nëna e tij arritën të gjenin njëri-tjetrin falë bazës së të dhënave për njerëzit e zhdukur të Kinës, ku të dy paraqitën dy mostrat e tyre të ADN-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ribashkimi emocional u bë në Stacionin Policor të Qarkut Xiuwu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy u përlotën dhe përqafuan në momentin e takimit. Ndërsa e pranishme ishte vajza tjetër e Li.

“Mezi prita të takoja për 30 vite. Ke qenë aq afër përgjatë gjithë kohës dhe nëna të kërkoi për 30 vite,”-tha ajo në krahët e djalit.

Ndërsa fshiu lotët nga fytyra e nënës së tij e ngushëlloi duke thënë: “Mos qaj”.

33-vjeçari humbi rreth orës 15:00 në 8 prill të vitit 1989 në Changzhi. Familja e tij pyeti mijëra njerëz, e kërkuan në stacione autobusi, stacione hekurudhore dhe në spitale por nuk e gjetën.

Babai i tij vdiq për shkak se fajësonte veten për humbjen e djalit.

Por para vdekjes, ai e dërgoi Li në stacionin e policisë lokale për të regjistruar mostrat e tyre të ADN-së, pasi kishte dëgjuar se kjo mund të ndihmonte në gjetjen e personave të zhdukur.

Në shtator të këtij viti, oficerët e policisë në stacionin Xiuwu zbuluan gjatë një kontrolli se një burrë me emrin Bin Bin ishte birësuar. Ata e bindën të jepte mostrat e ADN-së dhe pas kontrollit të të dhënave të personave të zhdukur në vend, zbuluan se ADN-ja e Bin Bin përputhej me ato të Li.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?