Morricone apo Zimmer?
Nga Roland Qafoku –
A janë rivalë, apo më i riu është pasardhës i të vjetrit? Ata kanë bërë që filmat më të bukur të Hollywood-it ti bëjnë akoma më të bukur falë kolonës zanore. Por muzikën e cilit prej tyre pëlqen masa e shikuesëve? Dy janë gjenitë e muzikës së filmave sot në botë: Ennio Morricone është 92 vjeç dhe Hans Zimmer është 63 vjeç. Ennio Morricone është nga Roma dhe në çdo kompozim të tij Italia është aty. Hans Zimmer është nga Frankfurti i Gjermanisë po kompozimet e tij janë kozmopolite. Të dy cilësohen si yje të Holliwood-it po aq sa regjizorët dhe aktorët. Morricone ka kompozuar muzikën e 500 filmave, por tani në pleqëri të thellë nuk kompozon më. Zimmer ka kompozuar muzikën e 100 filmave dhe aktualisht duket se është në momentin më të mirë. Ennio Moricone arriti kulmin me muzikën e jashtëzakonshme të filmave “Për një grusht dollarë”, “I miri, i keqi dhe i shëmtuari”, “Once upon a time West”, “Të paprekshmit”, “Kinema Paradiso”, “Malena” etj,. Hans Zimmer arriti kulmin me muzikën e jashtëzakonshme të filmave “Gladiatori”, “Samurai i fundit”, “Piratët e karaibeve”, etj. Morricone ka fituar Grammy Awards, Golden Globes, Bafta. Zimmer ka fituar Oskar, Golden Globes, Grammys. Pa dalë në skenë Zimmer, Morricone cilësohej i pazëvendësueshëm, por vetëm pak pak vite më parë Zimmer u cilësua si i 72-ti nga 100 gjenitë që jetojnë. Atëherë cili është më i miri?