Mos abuzo!
Nga Nora Malaj –
Më vjen turp që ti mund të quhesh nënë!
Ti , je nëna biologjike po askush nuk mund të lejoj e ty të sillesh si një shtazë, që nervat, inatin dhe paaftësinë tende e nxjerrë mbi vajzë 13- vjeç dhe terrorizon fëmijën 5- vjeçarë!
Kjo ishte ndjenja e revoltës që me kaploi
kur shehja se cfarë dhune ushtron po ushtronte nëna mbi vajzën 13- vjeç.
Fjalët më ngec në fyt dhe , vetëm artikuloja fjalën tmerr!
Oh sa tmerr po përjeton vocërrakja 13- vjeçare , derisa në fund thotë , kur nuk gjen më forcë : “Më mirë të vdes”!
Para se të shihje këto pamje makabre , që po jepte emisioni investigativ , Fiks Fare , paraditakisha qenë në takim me Matildën , miken time , që dëshiron shume të behet nene dhe po luftonte ta fitonte këte beteje!
Teksa dëgjoja dëshirën e saj për të ndjerë shijen e mëmësisë , një ndjesi e mirë më pushtoi , duke dëshiruar që kjo ndjesi që është më unikja në botë, të jetën kryetema e jetës sonë! Por gëzimi nuk zgjati shumë! Pamjet makabre , teksa shihja në darkë fëmijën e gruas që po
e rrihej shtazërisht, të miturin 5 – vjeçarë të tmerruar, njerkun e dhunuar dhe fjalori i gruas i percunduar , dëshiroja të klithja fort dhe klithmati e mia ti dëgjonin të gjithë , t’ia adresesoja shtetit, shoqërisë, burrave e grave , shoqatave që mbrojnë gratë dhe fëmijët, gazetarëve, shkollës e mësuesve se familja shqipatare është në krizë, prindërimi është kthyer në makth dhe prindërit po kthehen në “diktatorët” dhe dhunuesit e parë të fëmijëve të tyre , kur ata kalojnë limitin e komunikimit dhe përdorin dhunën si ndëshkim!
Teksa shihja pamjet ndjeja se frika, pasiguria dhe makthi ka kapur familjet shqiptare!
Shoqëria e gjitha dhe famija po përjetojnë krizën më të madhe të pasigurisë, dhunës dhe frikës!
Vetëm nënë, nuk mund të quhet nje grua që shan me fjalor rrugësh, rreh femijen si shtazë dhe e quan pronë , se meqenëse e solli “ në jete , ka të drejtën t’i marri edhe shpirtin”.
Po sa familje dhe sa femije sot pësojnë drama të tilla në familje!??!!?
Njerëz , kur do të merremi seriozisht me jetën e fëmijëve dhe familjeve ku ata jetojnë??!!
Kur do ta kuptojmë që çdo politikë ka dështuar kur druri ne familje është shtuar, kur nenes nuk i dhimbset fëmija e saj dhe drurin e sheh si të vetmin mjet komunikimi, kur babai braktisë familjen ose detyron fëmijët të lypin? Kur kemi ende nje numër të madh te vrikshëm fëmijësh të kequshqyer , se familjet e tyre janë shumë të varfra dhe vuajnë për bukën e gojës??!!!
Të gjithë duhet të reagojmë , për jetën e fëmijëve që mos kthehen në viktima të dhunës së përditshme!
Fëmijët nuk do t’u mbajnë mend për gjërat materiale që u keni ofruar, por për ndjenjat që u keni dhuruar atyre.
Dhe mos harroni se në të vërtetë familja është ajo si ju do ta bëni atë. Është e fortë, jo nga numri i krerëve në tavolinën e darkës, por nga ritet që ndihmoni familja t’i realizojë, nga kujtimet që ndani, nga ndarja e kohës suaj, kujdesi, dhe nga dashuria që shfaqni për njëri -tjetrin, dhe nga shpresat për ardhmërinë që do të keni si individë dhe si tërësi.
Mbrëmë ndjeva revoltë dhe sonte ndjeva dhimbe! Ju lutem prindër mbrojen i familjen dhe mbi të gjitha duajini fëmijët tuaj, faljuni dashuri, mësoji e mbrojini ata dhe kurrrë mos i dhunoni!!!! Jeta është me vlerë kur jetohet me dinjitet!