“Mos dil natën vonë”, gazetarja tregon mesazhet që ka marrë pas reportazhit në fshatin minoritar
Gazetarja e emisionit “Fshatrat e Shqipërisë, Ilnisa Agolli, ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, nga ku shprehu reagimin e saj lidhur me debatin që ka ngjallur reportazhi i saj për fshatin Derviçan.
Pas transmetimit të emisionit “Derviçani, fshati që refuzon shqipen”, kanë shpërthyer një mori komentesh fyese dhe akuza ndaj gazetares nga disa media greke.
E pyetur për këtë, Ilnisa shpjegoi se ndihet shumë e qetë, pasi ajo që është transmetuar ka qenë gjithë çfarë ka ndodhur dhe çfarë ajo ka parë realisht në atë fshat.
Megjithatë gazetarja pranoi se ka marrë kërcënime të shumta dhe mesazhe që i bëjnë thirrje të ketë kujdes e të mos dalë vonë natën!