Mos e nënvlerësoni koren e bukës, ja të mirat që ka

Korja e bukës konsiderohet më inferiore në krahasim me tulin e butë e lehtësisht të përtypshëm të saj. Megjithatë, në aspektin shëndetësor korja e bukës është shumë herë më superiore. Studimet e kryera mbi ushqimet favorizojnë më shumë konsumimin e korës së bukës sesa tulin e saj.

Korja e bukës kundër qelizave të dëmshme

Në vitin 2002 një studim i kryer në Gjermani, zbuloi se korja e bukës përmban një antioksidant që është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme. Referuar studimeve ky antioksidant gjendet më shumë tek korja e bukës sesa tek tuli. Antioksidanti quhet pronillysine dhe formohet gjatë gatimit të bukës, si të asaj me maja ashtu edhe asaj pa maja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e pasur me fibër

Swiss Digital Mobile Reklama

Buka përmban shumë fibër që ndihmon për tretjen dhe parandalimin e problemeve të sistemit tretës. Korja e bukës përmban sasinë më të lartë të fibrave.

Cila bukë është më e mirë?

Studiuesit kanë zbuluar se buka e grurit dhe ajo e elbit kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve. Sipas tyre është e rëndësishme të konsumoni bukë me drithëra të plotë, të papërpunuara dhe të pazhveshura nga ushqyesit. Një buke e tillë është e pasur me shumë fibra. Buka me miell gruri zakonisht bëhet me një përzierje të miellit të bardhë dhe miellit të drithit të plotë që përmban më pak fibër. Një buke e tillë ka më pak vlera. Sigurohuni që të konsumoni më shumë kore nga buka juaj për të marrë më shumë vlera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?