Mos harroni, nesër ndryshon ora

Për të gjithë ata që zgjimi në mëngjes është tmerr pasi duan të flenë sa më shumë, erdhi momenti. Nga dita e nesërme ndryshon ora.

Ora verore do të marrë fund të dielën e 28 tetorit, duke u shtyrë me 60 minuta mbrapa.

Lëvizja e akrepave bëhet duke u gdhirë e diela, në orën 03:00 të mëngjesit. Ky fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të Tetorit dhe në të dielën e fundit të Marsit, kohë kur ora shkon para.

Pas shumë dekadash Bashkimi Europian pritet që të marrë një vendim historik për mosndryshimin e orës dimërore. Nëse miratohet që ora të mosndryshojë vendimi do të hyjë në fuqi në Tetor të vitit 2019. Nëse nuk do që të të kapë stresi i orës së dimrit, atëherë ndiq disa truke për të qenë gjithmonë në formë të mirë fizike dhe shpirtërore, për të qenë gjithmonë e motivuar dhe e mbushur me energji.

Ka diçka shumë të rëndësishme për të ditur për ndryshimin e orës. Sipas psikologëve, ndryshimi i orës është një prej faktorëve më të rëndësishëm që u jep stres njerëzve, sidomos në ditët e para pas ndryshimit. Ndaj, për të shmangur këtë, është mirë që të ndjekësh disa këshilla bazë.

Bëj regjim të rregullt të gjumit

Është e rëndësishme të bësh të njëjtin regjim gjumi. 7 deri në 8 orë gjumë në natë janë të rëndësishme, pavarësisht faktit nëse ora është para apo pas.

Ekspozoje veten sa më shumë në dritë

Sipas ekspertëve, sidomos gjatë dimrit, ekspozimi në diell dhe në dritë është më i dobët, gjë që sjell pasoja në shëndet, stres deri edhe depresion. Ndaj, edhe kaq pak ditë sa kanë mbetur, sigurohu të marrësh sa më shumë rreze para se dielli të perëndojë më shpejt.

Qëndro me “orën” tënde

Pavarësisht ndryshimit të orës, përpiqu të ruash regjimin dhe orën që i ke vënë vetes në gjithçka. Shumica e njerëzve që bëjnë të njëjtat punë në të njëjtat orare, thujse nuk e ndiejnë ndryshimin e orës, qoftë ajo verore apo dimërore.

Programo gjithçka para se ora të ndryshojë

Nëse ke planifikuar më herët gjithçka do të bësh të nesërmen, atëherë nuk do ta ndiesh ndryshimin e orës. Specialistët këshillojnë mëngjes të shëndetshëm para se të dalësh nga shtëpia dhe çdo program të ditës sipas përditshmërisë. Gjithashtu, programo edhe orët e pasdites pas pune si zakonisht. Nata vjen më shpejt, ok, por mos harro se ora është thjesht një koncept që e ke në kokë. Bëj gjithçka ke bërë çdo ditë edhe tani dhe nuk do të ndiesh e stresuar nga ndryshimi.

 

SHKARKO APP