Mos shkoni larg për të gjetur heronj, ata të vërtetët janë njerëzit që na rrethojnë

Sa shpesh keni besuar që besimi ynë tek njerëzimi është zero? Mund të themi pa frikë se shumë herë dhe një zhgënjim i tillë nuk na lejon të shohim heronjtë e vërtetë që kemi pranë.

I lejojmë vetes të irritohemi dhe të stresohemi nga gjëra pa vlerë, ndërkohë që jeta është e bukur dhe kurrë nuk duhet të nxitohemi për të vepruar apo menduar negativisht.

Pse vazhdoni të keni besim se në përgjithësi njerëzit janë të mirë? Pse besoni tek njerëzit kur çdo ditë dëgjojmë për vrasje, grabitje dhe përdhunime?

Njerëzit mund të jenë totalisht shk**ata, por kjo nuk është një arsye që të humbni besimin tek ta!

Le të mos harrojmë se njerëzit mund të jenë shenjtorë të vërtetë dhe gjëja e çuditshme është që shpesh ata shenjtorë janë njerëz që nuk janë miqtë tanë të ngushtë. Në fakt, kjo është gjëja më e çuditshme! Ne kemi më shumë gjasa për të marrë kompliment të sinqertë nga një i huaj se sa nga miqtë tanë më të afërt.

Duke vërejtur mirësinë në të tjerët thellon rrugët nervore optimiste në trurin tënd.

Ne jemi të rrethuar kryesisht nga lajme të këqija, sepse ky është realiteti dhe fatkeqësisht thuajse asnjë herë nuk dëgjojmë një lajm pozitiv në edicionet informative.

Duke besuar tek forca e njerëzve dhe mirësia e tyre, më poshtë do gjeni një video me heronj të vërtetë.

Kjo video është një motiv për rikthimin e besimit tek Tjetri dhe kjo video është gjithçka u nevojitet për një ditë të mirë.

 

SHKARKO APP