Mos u vini më në siklet, ja si t’i ndaloni gazrat në ambientet publike

E keni provuar, apo jo?

Jeni të ulur në karriken e zyrës, apo kudo tjetër dhe stomaku fillon të bëjë zhurmë pa u ndalur. Nuk jeni të sigurtë, nëse çdo njeri që ke afër dëgjon zhurmat që krijojnë zorrët, por nuk keni çfarë të bëni për ta eliminuar këtë gjendje. Është një nga situatat më të sikletshme, me të cilat mund të ndesheni në publik, por çfarë mund të bëni?

Fillimisht, ajo që është e sigurt është që fryrja e stomakut, apo edhe zhurma që të krijojnë zorrët nuk është shenjë urie – është thjesht një aktivitet normal tretjeje.

Nuk ju besohet?! Po, është vetëm një mit që akoma besohet se kur stomaku fillon të bëjë zhurmë, jeni te uritur. Zhurma që vjen nga stomaku, në të vërtetë është një sistem i shëndoshë që funksionon në tretje.

Kombinimi i ushqimeve dhe lëngjeve që shtyhen në traktin e zorrëve kalon përmes një procesi që quhet peristalsis. Mënyra e të ushqyerit është diçka që mund ta shmangë këtë problem, por eksperët e mjekësisë thonë se ka edhe të tjera.

Mos hani vakte të rënda. Kur hani shumë, sistemi tretës lodhet, ndaj edhe funksionon më ngadalë, duke i bërë gazrat edhe më të shpeshta.

Hani ngadalë dhe duke u përtypur! Gazrat në stomak ndodhin edhe për shkak të ajrit që mblidhet gjatë procesit të shpejtë të ngrënies. Sa më shpejt e çon ushqimin në stomak, aq më shumë ajër thith nga jashtë dhe e dërgon brenda. Nëse hani ngadalë dhe duke u përtypur, atëherë gazrat eliminohen ndjeshëm.

Shmangni ushqimet që shkaktojnë gaz. Produktet ushqimore që shkaktojnë gazra duhen eliminuar për shkak se shtojnë problemet me stomakun. Kështu, nëse keni të tilla probleme, shmangni ushqimet si djath, qumësht, dardha, brokoli, fasule, ushqimet e shpejta dhe pijet me gaz (ose, nëse ju pëlqejnë, zgjidhni gjithmonë një ilaç antigaz pas tyre).

Ecni për disa minuta. Ecja, apo ushtrimet ndihmojnë më shumë tretjen, ndaj edhe reduktojnë ndjeshëm problemet me stomakun.

SHKARKO APP