Mos vallë katolikët duhet të konvertohen për të qenë në qeverisje?

Nga Gjet Ndoj –

Vendimi i Kryeministrit Rama per te caktuar Minister te Brendeshem Gjeneral Sander Lleshin, perveç qellimit te tij per te permiresuar qeverisjen duke filluar nga permiresimi i raporteve te perfaqesimit e deri tek produktet e kesaj qeverisjeje, ka nxierr ne evidence, si pa dashje edhe perfaqesimin e katolikeve ne institucionet e Shtetit Shqiptar.
Katoliket ne historine e mbijeteses se shqiptareve si nacionalitet europian, kane hequr aq shume duke rrezikuar deri ne zhdukjen e tyre per të mos nderruar fene, gjuhen dhe zakonin Europian te tyre… ne fakt keta shqiptare duke mos u perkulur perballe persekutimit dhe diskriminimit turko -aziatik, mbrojten e garantuan trashigimine autentike të shqiptareve- trashigimine europiane të tyre.
Edhe pas pavaresise nga Persndoria Osmane ne Qeverite e Shqiperise qe nga viti 1912 e deri ne dktet tona shqiptaret katolikë pavaresisht prej kontributit te tyre nuk jane perfaqesuar te pakten ne raport me perqindjen e popullsise qe zejne (afer 15% ). Aq e rendomte eshte kjo tendence sa nuk ben më pershtypje mungesa ne qeverisje e institucionet e shtetit shqiptar te ketij soji shqiptaresh. Ndersa emerimi i dikujt qe eshte rastesisht perkatesi e ketij soji shqiptaresh (rasti Gjen. Sander Lleshit) perben lajm ne shoqerine shqiptare, madje dhe shqetesim per individe e qarqe antishqiptare. E keqja nuk mbaron ketu, por kjo gjen jehonen si “shqetesim “ ne qarqe mediatike qe gjithesesi nuk I sherbejne Shqiperise Europiane.
Kjo “çorbe” helmuese eshte gatuar me kujdes edhe nga klanet e klikat antishqiptare qe per fat të keq ne shumicen e rasteve kane sunduar shqiperinë.
Pa u larguar shume:
-Pas Luftës II Boterore, Enver Hoxha i perdori perfaqesues katolike aë sa i duheshin deri ne vendosjen e plote te Pushtetit Komunist (1960) sikurse ishin Tuk Jakova, Gjin Marku, Beqir Ndou, Bardhok Biba etj- të gjithe protagoniste te jashtezamonshem te LUFTËS Nacional -Çlirimtare. Te gjithe perfunduan ne burgje dhe u menjanuan. Jo vetem kaq, por pas viteve 1955 , per 35 vjet muk pati asnje anetar Byrose Politike dhe i Qeverise (ministra) katolikë.
-Ngjashem ndodhi dhe ne periudhen e permbysjes se sistemit Komunist, kur shqiptaret katolike ashtu si ne qendresen kunder pushtuesve të Lindjes u dalluan edhe ne rrezimin e Diktatures Komuniste. Nuk eshte i rastesishem kontributi i shume personaliteteve te ketij soji, ku ne fillim të viteve 1990, kontribuan dhe moren dhe detyra si: Frrok Cupi -ne Krye te gazetes se pare Opozites qe ishte Rilindja Demokratike; Zef Brozit- pjese e gr. Nismetar të Partise Demokratike- Ish kryetari i Pare i gjykates se Kasacionit; Pjeter Arbnori – Kryetar I Parlamentit, Alfred Serreqi- Minister i Jashtem,Preç Zogaj pjese e rendesishme e stafit Udheheqes të Partise Demokratike, Agustin Shqalshi,- nismetar dhe Deputet i Pd, Nikoll Lesi themelues dhe Pronar i Gazetes Koha Jone…gazeta dhe media e vetme opozitare kunder arbitraritetit të Pushtetit abuziv te S. Berishes (1993-1997); etj, etj
Me vone individe- personalitete, me shume perdoren sesa perfsqesojne komunitetit katolik si J.. Topalli, Aldo Bumçi, Ndre Legisi etj… te gjithe me vone menjanohen ne forma nga me te ndryeshmet. Sejcili e ka historine e tij të menjanimit nga klanet politike qe i konsiderojne keta perfaqesues si ekstrakomunitar ne vendin e tyre. Une nuk marr persiper te vleresoj saktesisht moralin dhe integritetin e emrave te permendur, por e sigurte edhte se sejcili prej tyre edhte me dinjitoz, më patriot dhe më i pergjegjeshem në rolet publike që kane patur, sesa perfsqesuesit e klaneve politike te fuqishme qe bejne cfar duan me shqiperine duke abuzuar pafund me interesat publike e kombetare të shqiptareve,
Nje loje e pamoralshme e Elitave politike te djathta e te majta eshte dhe perdorimi politik i elementeve katolike jo dinjitozê me qellimin per ta “damkosur” Komunitetin Katolik Shqiptar si perkatesi primitive, barbare dhe pa perfaqesues dinjitozë per te administruar e perfaqesuar Shtetin Shqiptar. Kodi zgjedhor dhe Sistemi I ndertuar qellimisht keq I krijon mundesi të fuqishmeve të vendit qe me tagrin qe kane, nder të tjera, të zgjedhin e perzgjedhin individe me ane te te cileve te reslizojne gjithfarëlloje qellimesh te mbrapshta e te pamoraledhme, ne rastin tone edhe per te diskritituar komunitetin Katolik Shqiptar.
Caktimi i Gjeneral Sander Lleshit ne krye të Ministrise per Punet e Brendeshme nuk eshte rasti qe permendem se fundmi, madje eshte ilustrimi dhe shembulli emblematik i perfaqesimit të vlerave intelektuale, patriotike e shtetformuese te ketij komuniteti- krenarie te shqiptareve etnikë qe ndjehen si europianë.
Uroj dhe lutem që Kryeministri Rama e ka marre kete vendim ne funksion te permiresimit te qeverisjes se vendit, te progresit Europian të Shqiperise dhe jo në rrethanat e shpetimit dhe të mbijeteses se Pushtetit te tij dhe te Partise qe drejton.
Ne njefare kuptimi kontestimi i Gjeneral Sander Lleshit vjen si reagim edhe per shkak te shkelqimit te tij qe ne fillimet e prezantimit te tij…aq sa po ndikon ne permiresimin imazhit te aeverisjes! Qeveria “filloi menjehere te perfitoje” nga ministri me i ri i saj.
Gjet Ndoj

SHKARKO APP