Moti ekstrem “potencialisht katastrofik” për lakuriqët e natës

Moti ekstrem duket se është shkatërrues për ciklin jetësor të lakuriqëve të natës në Europë.

Shkencëtarët u alarmuan kur vunë re se disa lakuriqë nate në Portugali nuk ranë në gjumë letargjik dimrin që kaloi, apo disa prej tyre lindën të vegjlit më herët se zakonisht.

Zbulimet rritën frikën se rritja e temperaturave kanë ndikim të paparashikuar mbi lakuriqët e natës, zogjtë dhe kafshë të tjera.

Lakuriqët e lindur në fillim viti mund të vuajnë nga mungesa e ushqimit me insekte.

“Është një ngatërresë fenomenologjike”, thotë doktor Hugo Rebelo nga Universiteti i Porto, i cili po studion impaktin që ka ndryshimi klimaterik në disa specie mesdhetare.

“Kjo do të thotë se lindja lindja e lakuriqëve të natës është pak a shumë e sinkronizuar me shfaqjen e insekteve.

Ndaj, kur lakuriqët e natës lindin të vegjlit, ka shumë ushqim të disponueshëm për ta dhe për të vegjlit e tyre.

“Me këtë mot kaotik që ne po kalojmë në dimër dhe pranverë, nuk dimë se ç’po ndodh.”

SHKARKO APP