Motrat binjake lindin djemtë në të njëjtën ditë e në të njëjtin spital

Pak më shumë se 9 muaj më parë, ëndërra e madhe e motrave binjake Jalynne April Craëford dhe Janelle Ann Leopoldo u bë realitet. Ato kuptuan se ishin të dyja shtatzënë dhe gjinia e fëmijëve ishte djalë.

Jalynne jeton në Arizona me burrin e saj Brandon Michael Craëford. Ndërsa Janelle jeton në Kaliforni me bashkëshortin e saj Jason Sergio Leopoldo. Çiftet u takuan për herë të parë në UCLA në vitin 2005 kur ata ishin të gjithë studentë atletike.

Dhe motrat dëshironin që edhe foshnjet e tyre të lindnin në të njëjtën ditë. Ndaj ato pyetën mjekun nëse kjo gjë ishin e mundur. Dhe kjo dëshirë e tyre mund të bëhej realitet pasi fëmijët kishin vetëm 1 javë diferencë nga njëri-tjetri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janelle dhe familja e saj mblodhën gjërat dhe u zhvendosën në Arizona gjashtë javë para datës së tyre të lindjes. Në muajin e 39-të të shtatzanisë motrat binjake lindën djemtë në të njëjtin spital dhe në të njëjtën kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jalynne mirëpriti në jetë djalin Bryson Ryder dhe Janelle lindi djalin Jace Alan. Dhe djemtë 3 muajsh duke se janë shokë të ngushtë tani. Jalynne ka tashmë katër fëmijë ndërsa Janelle dy.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?